Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov

Lavrov në qershor do të vizitojë Serbinë, në fokus të diskutimeve Kosova dhe lufta në Ukrainë

27 Maj 2022, 19:10| Përditesimi: 27 Maj 2022, 19:04

  • Share

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe. 

Lavrov që nga ajo kohë do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb, ku pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë situatës. 

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë që BE po përgatit paketën më të ashpër të sanksioneve deri më tani. 

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE-ja ka rritur presionin ndaj Beogradit. 

Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nika: 28/05/2022 22:41

    Arber kocja

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/05/2022 20:33

    Do vie të takohet me vllëzrit Rama-Vucic dhe të marr raportin se deri ku kan arritur me ”ballkanin e hapur rus ” …?

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 28/05/2022 00:33

      Idiot. Komente stereotipe. Ku i di gjithe keto gjera. Sa per Balkanin e hapur u bashkua edhe Abazovici. Ka kush e monitoron se mos rreshqet ne drejtim te padesheruar. Po e perseris, je nje gomar i vertete.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?