Ministri i Brendshëm pret ambasadorin italian, Bucci dhe Hoxha theksojnë vijimsinë e bashkëpunimit në luftën kundër krimit

9 Gusht, 13:18| Përditesimi: 9 Gusht, 13:22

  • Share

Tirane- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim kortezie ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci. Në takim u konfirmua edhe një herë afërsia mes dy vendeve mike. ⁠

Ministri Hoxha i pohoi ambasadorit italian se ka qenë dhe është dëshmitar i bashkëpunimit të frytshëm me shtetin italian në çdo fushë, duke nisur nga siguria publike, deri tek mbështetja që Italia i jep Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësim në BE.

Ambasadori italian theksoi gjatë takimit, kënaqësinë për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Hoxha gjithashtu shprehu gatishmërinë maksimale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për t’i çuar përpara të gjitha proceset që kërkojnë vëmendjen e tij me bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?