Midhje me salcë domate nga zonja Albana

20 Prill 2022, 12:08| Përditesimi: 20 Prill 2022, 12:09

  • Share

Midhje me salcë domate

Përbërësit:

1 qepë e vogël

4 thelpinj hudhër

1 kg midhje

200 ml verë e bardhë

200 gr qepujka konservë

1 dorë spinaq

1 gjethe dafine

1 domate

Salcë domate

Vaj ulliri

Spec djegës

Kripë, piper

Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë midhjet. Grijmë qepën dhe hudhrën imët dhe e kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë specin e kuq dhe salcën e domatës së bashku me një domate të prerë në kubikë. Vazhdojmë trazimin për disa minuta dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë midhjet, qepujkat konservë dhe një gjethe dafine. Hedhim pak ujë të ngrohtë dhe i lemë midhjet të gatuhen derisa të hapen. Në 5 minutëshin e fundit e spërkasim gatimin me kripë, piper dhe majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?