‘Metamorfoza’/ Sekuestrohen 3.1 mln € pasuri të ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri! 10 apartamente, 22 dyqane e vilë luksoze me pamje nga Liqeni

14 Maj, 12:09| Përditesimi: 14 Maj, 14:38

  • Share

TIRANË- Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Oltion Bistri është marrë i pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, ku zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Xhevahir Lita.

Në total, pasurisë që i është sekuestruar Bistrit dhe familjarëve të tij kap vlerën 3.091.519 Euro. Bëhet fjalë për 22 dyqane e 10 apartamente të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Po ashtu Bistrit i është sekuestruar një vilë luksozë në rezidencën 'Green Valley' në Tiranë me pamje nga Parku i Madh i Liqenit.

Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

Prokuroria e Posaçme thotë se janë kryer të gjitha verifikimet pasurore dhe janë sekuestruar edhe pasuritë e atyre familjarëve të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltion Bistri. Sipas SPAK, Bistri dhe familjarët nuk nuk justifikojnë vlerën e këtyre pasurive, të cilat dyshohet se janë vënë përmes aktivitetit kriminal të ish-shefit të Operacionales.

"Duke qenë se ndaj shtetasit Oltion Bistri ka pasur indicje që në vitin 2016 për përfshirje në veprimtari kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme, është marrë i pandehur për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 259  dhe 287 të Kodit Penal, në bazë të nenit 3/1, gërmat (ç) dhe (d), të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, shtetasi Oltion Bistri është subjekt i këtij ligji dhe mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Ndaj shtetasit Oltion Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë kryer të gjithë verifikimet pasurore të mundshme, prej të cilave kanë rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij", njofton SPAK

Ish Shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet në dosjen ‘Metamorfoza’ për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Nga komunikimet e zbardhura nga aplikacionet e përdoruara nga ky grup kriminal është zbuluar se Bistri shërbente si informatori i gjithçkaje çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit, duke i dërguar Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK Bistri ndërhynte që mos të goditej kazinoja e Gjokës.

Hetimet për ‘Metamorfozën’ u mbyllën më 4 maj dhe SPAK dërgoi për gjykim 7 të pandehurit, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-prokurorin Xhevahir Lita, ish-kreun e Operacionales Oltion Bistri, Behar Bajrin, si dhe 3 të pandehur të tjerë.

Pasuritë e sekuestruara
18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012; 

 

Në total janë sekuestruar 
22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi)
10 – Apartamente
1 – Vilë
1 – Truall
1 – Garazh
1 – Automjet

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ed.R: 15/05/2024 12:41

    Ky do ju ruante o popull?!!!!!!!

    Përgjigju
  • Met Katrori: 15/05/2024 09:27

    Njesoj jane te gjithe shoferi Metit ka blere me shume se ky dhe po blen perdite te l thate apartamente toka e vila bashke me ortakun e tij flor petin keto nuk i shikon spaki

    Përgjigju
  • Iris: 15/05/2024 01:01

    Dhe ku i ka blere, Rr e Kavajes,Farmacia 10,Rr e Kosovareve,L.Artificial,mu ne qender te Tiranes ne zonat me te shtrenjta! Kete jo e kane /lyer/ e /torovitur/ kriminelet,por e paskan /permbytur/ me para!!

    Përgjigju
    • Or tej: 15/05/2024 09:42

      Normal qe aty do i blente or teeeejjjjj

  • Goni: 14/05/2024 22:11

    Tradhtaret ne polici, ushtri e sherbime te tjera shkaktojne deme te pallogaritshme te ato qe e duan dhe mbrojne kete vend , jane rrezik i madh duhen bere disa shembuj

    Përgjigju
  • Shaban: 14/05/2024 16:58

    Kur i ka blere dhe i ka paguar ajo struktura qe vigjilon per pastrim parash a nuk e ka pare qe nje punonjes shtepi blente 400m² (400.000 eur) ????

    Përgjigju
  • Petraq Trifka: 14/05/2024 14:58

    Sekuestro tnje hic.Konfiskimi eshte ajo qe e mer pronen.Do i mari me avokat sa te kaloj vala

    Përgjigju
  • Kapteri: 14/05/2024 14:43

    Karshillek qe u beni shqiptareve? SEKUESTROHEN por NUK KONFISKOHEN.. Shteti nuk ka bythe te matet me me te fortet...Bini moj daulle bini Rrofte Duce Musolini!

    Përgjigju
    • Po mër po: 14/05/2024 17:19

      Të gjitha janë të ligjshme, se shteti ja mundësoi këto.

    • Piku: 14/05/2024 15:54

      Ka nje proces gjyqesor qe behet edhe duhet pak kohe te kalohet nga sekuestrimi ne konfiskim, se do mbrohet edhe zoteria se ndoshta ndonje/disa i ka me te ardhura te ligjshme.

  • Po mër po: 14/05/2024 14:31

    Kush vdiq e i la këta të vjedhin kështu?

    Përgjigju
  • Polic #: 14/05/2024 14:17

    Po ILDKP që të çan tr*pin, jo sill këtë letër jo sill atë dokument a i ka parë deklarimet e pasurisë së këtij zotërie o shtet i qelbur?!!

    Përgjigju
    • Ariu: 14/05/2024 21:09

      Pse mendon se i ka pasur në emër të vetë ato ai?

  • Real: 14/05/2024 13:46

    Te shohim konfiskimin se sekuestro kemi pare shume dhw e dihet si perfundojne, ju kthehen serish te zoterve kriminel. Ka qene shef i 2 kur eshte ndertuar Square 21 i trafikantit Armand Lilo. Perpara 2013 ka qene i denuar per trafik narkotikesh. Si beri kariere ky ndyresi?

    Përgjigju
  • Andi: 14/05/2024 13:04

    Ai eshte vec maja aesbergut, po hetoni vartesit e D5 te IKMT Tirane, jane te tere bossa me shtepi dyqane e makina e cdo gje ne bisnes ushtaret e tyre

    Përgjigju
  • populli: 14/05/2024 13:04

    Kriminel qe e mbyti babazia. Populli thote: Zullumi keputet prej se trashuri.

    Përgjigju
    • Taku: 14/05/2024 14:38

      Puna eshte qe ne momentin qe ben pisllikun e pare nuk ka kthim mbrapa. Po u vendose ne sherbim te kriminelve nuk eshte se mund te zgjohesh nje dite e tju thuash nuk e bej me spiunin se kam lek boll. Kushedi sa kolege ka vene ne rrezik me spiunimet e tij…

  • Obobo: 14/05/2024 12:57

    Ca behet kshu !! Ca vendi jetojm ! E tmerrshme gjith keto prona e vazhdonte shef pa i hy gje ne kemb

    Përgjigju
  • Bistri: 14/05/2024 12:54

    Para 10 vitesh skishte buke plera hante byrek e sanduic te stacioni autobuzit ne unaze, Pastaj Te Kom 2 u mor me cunat e parkut dhe u be trim Bashke me shoket tjere nga metamorfoza shkodres.. Beri lek me lojra fati e tolerime grupesh te armatosur Tashi na u be pasha me 10 milion euro pasuri.. Nderkohe familjaret e vet skane buke Nga kushuri e cuna xhaje e meshkuj e femra fisi mezi shtyjne muajin, Ky na doli pronar pa asnje trashigimi !!! Respekt per spak urojme ta ket seriozisht me cdo llum qe vjedh e zapton E pasurohet ne kurriz te popullit dhe te keqes ....

    Përgjigju
    • Agjenti: 14/05/2024 16:15

      O Zeno mos mbro perdhunuesa e vrases femrash se do nderrosh mendje kur te bi per pjese

    • Zeni: 14/05/2024 14:19

      mos e kruaj fort me shkodren ti duma se po perfundon pastruese peshku

    • Beni: 14/05/2024 14:17

      Njerizet me te babzitur jan ata qe kan qene pabuksa plako ,

  • ZAKAREL: 14/05/2024 12:32

    PO SU NGOPET NJEHERE

    Përgjigju
    • Ari: 14/05/2024 13:41

      Pse me duket Arlis ky????

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?