'Metamorfoza' Pëllumb Gjoka, Oltion Bitri e të tjerët kërkojnë lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO-së vendos më 29 gusht

23 Gusht 2023, 11:03| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:22

  • Share

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish zyrtari i policisë Oltion Bistri dhe personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza”, kanë kundërshtuar masat e sigurisë në Apelin i Posaçëm.

Kjo gjykatë do të vendos më 29 gusht, për kërkesën e të arrestuarve për vrasje, tentativë vrasje, korrrupsion e grup kriminal, që kërkojnë ndryshim të masave të sigurisë.

Përmes avokatëve, ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY EÇ dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

Mes personave që kanë bërë ankim është edhe Astmer Bilali i dyshuar për plagosjen e Hermes Beqirit në Shkodër. Nga operacioni i koduar Metamorfoza, u prangos edhe prokurori Xhevahir Lita ndërsa u shpall në kërkim edhe Ervis Martinaj.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cafi: 23/08/2023 11:51

    Kto nuk dalin deri ne 2075 rrini te qete... Problemi eshte kush do futet tjeter se eshte Lista e gjate dhe mezi po presim per cdo plere Te mundeshme ne shqiperi te futet ne kafaz ose Mos te egzostoj ne toke hic, se jane llumi njerzimit Smeritojne te bejne as hije tokes se e ofendojne!

    Përgjigju
    • taipi: 24/08/2023 15:16

      vlla me kaq e myll shteti dosjen nuk nxjerrin mo gjona se po bahet tesh e i muj si skan. xjerr ma sen tash prite kyt tlirohen krejt se shtet muti a ky si nuk nxjer se

  • Llogje: 23/08/2023 11:35

    Per te miren e tyre esht te rrijn aty ku jan se me gjith keto zullume qe kan bere po dolen nuk besoj se do jetojn gjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?