‘Metamorfoza’/ Dy vjet i zhdukur, SPAK veçon dosjen për Ervis Martinaj! Kërkoi 'kokën' e Gjin Ndojit

4 Maj, 15:23| Përditesimi: 4 Maj, 17:51

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku dërgoi për gjykim 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita, apo ish-shefin e operacionales Oltion Bistri.

Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë. Në këtë listë bën pjesë dhe ish-bosi i lojërave të fatit, i cili prej afro dy vitesh rezulton i humbur pa gjurmë. I shumëkërkuari i policisë shfaqet në bisedat me Behar Bajrin të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit.

Dhjetëra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj,  por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Edhe pse kanë kaluar afro dy vite nga zhdukja dhe ka kaluar çdo afat i dhënë për zbardhjen e ngjarjes .


Lajmi kryesor:

‘Metamorfoza’, SPAK mbyll hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgohen për gjykim ish-shefi i Operacionales, ish-prokurori i Kukësit dhe 4 të tjerë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?