Profesori Xhorxhi Vasili dhe presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i Madh’, profesorin e matematikës Xhorxhi Vasili: Qytetar dhe intelektual model

18 Korrik 2021, 16:17| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 14:22

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, profesorin e matematikës dhe aktivistin shoqëror Xhorxhi Vasili.

Në një shënim në mediat sociale Meta nënvizon Vasili është një qytetar model dhe intelektual, i cili reflekton edukatë, kulturë, patriotizëm, profesionalizëm, përkushtim dhe pasion për progresin shoqëror.

‘Në vlerësim të kontributit dhe angazhimit të shquar në mësimdhënie dhe jetën publike, për cilësitë e spikatura pedagogjike në edukimin e brezave të rinj dhe për aftësitë e veçanta drejtuese e organizuese të dëshmuara në arsimin sarandjot, i akordova Profesorit të nderuar të matematikës dhe aktivistit shoqëror, Xhorxhi Vasili, Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".

Një qytetar dhe intelektual model, i cili reflekton edukatë, kulturë, patriotizëm, profesionalizëm, përkushtim dhe pasion për progresin shoqëror, ndihmesa e tij për zhvillimin cilësor të arsimit shqiptar qëndron pas çdo suksesi të studentëve sarandjotë, që shkëlqejnë me karrierat e tyre në çdo fushë të jetës.’- shkruan Meta.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?