Meta në burg për lobimin në SHBA e dosja CEZ- DIA, Tezja e Kryemadhit tërheq vendimin e GJKKO-së

29 Tetor, 14:24| Përditesimi: 29 Tetor, 14:38

  • Share

Tirane- Tezja e Monika Kryemadhit u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela që caktoi ndaj deputetes masën “detyrim paraqitje” për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Me të njëjtat akuza, gjykata e Posaçme la në arrest në burg edhe ish-presidentin Ilir Meta, ndërsa në detyrim paraqitje babain e deputetes Erisa Xhixho, Pirro Xhixho dhe miken e Kryemadhit, Ema Çoku.

Nga momenti që palët marrin vendimin fizikisht, kanë 5 ditë afat ta anikojmë në Apelin e Posaçëm. Gjykata ka njoftuar edhe te akuzuarit e tjerë të tërheqin vendimin.

Më herët gjatë ditëve të fundit, djali i ish presidentit Ilir Meta tërhoqi një CD në Gjykatën e Posaçme me audion e seancës që zgjati mbi 5 orë, ku pati akuza të rënda të Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?