Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës të Ilir Metës, ndërsa ky i fundit akuzoi si Ramën dhe Bashën për marrëveshjen e detit me Greqinë.
“Kë njeh president kjo drejtoresha, këlyshët e Dumdumanit, Ramoviçit. Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës. Hë me Tedi, e fshehin dot po shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri”, tha Ilir Meta.
Në reagimin e tij, Basha thotë se Meta është simbol i pandëshkueshmërisë, ndërsa shton se ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij. Sipas Bashës, Meta kërkon që me këto akuza qesharake të bëjë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve.
“Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bëjë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.
Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj”, shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Meta i kthehet sulmeve ndaj kreut të SPAK: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të PL! Kërcënon edhe bankën: Ju falimentoj për 24 orë
SI.E./ReportTv.al