Berat Gjimshiti

Mësohet diagnoza, Berat Gjimshiti mungon gjatë për Atalantën

5 Shtator, 16:37| Përditesimi: 5 Shtator, 16:48

  • Share

Dëmtimi muskulor do i kushtojë tre javë mungesë Berat Gjimshitit. Mbrojtësi i Atalantës nuk do jetë gati për Gasperinin në këtë fillim sezoni në Serie A, duke humbur edhe ndeshjet në Champions League.

Sipas stafit të mjekëve të Atalantës, shqiptari do të qëndrojë jashtë fushave për plot tri javë dhe vetëm më pas do të fillojë që të stërvitet me kohë të plotë.

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen përballë Interit ka detyruar mbrojtësin të mos jetë i pranishëm në grmbullimin e Kombëtares kuqezi për ndeshjet e shtatorit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?