Drejt Punës

Mes paragjykimeve dhe një profesioni në zhdukje, historia e Klodianës që braktisi Kanadanë për zejtarinë në Shqipëri

24 Maj 2022, 11:44| Përditesimi: 24 Maj 2022, 11:50

  • Share

Klodiana Kondo u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Pas 12 vitesh në Kanada, malli për vendlindjen dhe familjen që la pas e bëri të rikthehej edhe njëherë. Por bashkë me rikthimin e saj në Shqipëri, ajo solli edhe një traditë që tashmë duket drejt zhdukjes, qeramika. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Klodiana rrëfeu vështirësitë e saj, për të ndërtuar një jetë të re por edhe me një profesion që në Shqipëri duket se e ka humbur interesin.

Filloi si një hobi por e kam kthyer në profesion. Një nga gjërat që kam dëshirë që të bëjë në Tiranë është të rikthejë punimet e qeramikës, por që njerëzit mund t’i bëjnë për arsye të ndryshme, jo vetëm ta kenë si profesion. Në Shqipëri është traditë e shkuar, por në botë jo. Në Vancouver ku kam jetuar unë ka studio qeramike pafund, pra nuk është një zejtari  e humbur. Ndërsa në Shqipëri po risillet deri diku.

Ajo flet edhe për paragjykimet që ka marr për vendimin e saj:

Unë gjithmonë kam menduar që do të kthehem në Shqipëri. Paragjykime ka pasur, shumë njerëz më shohin cuditshëm ne po shkojmë në universitete po marrim diplomat dhe ti ke diplomat ke dhe punën shumë të mirë po vjen këtu të punosh si artizane, por është një profesion që mua më jep shumë kënaqësi dhe besoj se është e rëndësishme që të jesh e plotësuar me gjithcka që bën. 

E pyetur për personat që interesohen më shumë për zejtarinë, duket se të huajt janë ata që e vlerësojnë më shumë por edhe shqiptarët duket se kanë filluar të kenë më shumë interes sipas Klodianës.

Më shumë është në kuadrin e hobit, nuk janë vetëm vajza të reja në fakt, janë të moshave të ndryshme.  Shumë njerëzve i pëlqen qeramika, kanë pasur eksperiencë me qeramikën jashtë Shqipërisë ose disa të tjerëve i ka hyrë si hobi nga instagrami, ka mosha të ndryshme, si nga meshkuj dhe nga femra.Në fillim ishin më shumë të huajit por tani kanë filluar edhe shqiptarët. Por një gjë që kam vënë re, është se të huajt e vazhdojnë pak më gjatë kursin. Shqiptarët e fillojnë dhe e lënë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?