Gerd Vaso e Enada Hoxha

Merr fund martesa e Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës?

12 Shtator, 12:02| Përditesimi: 12 Shtator, 12:08

  • Share

Thuhet se çifti i famshëm i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ata ishin të martuar prej vitesh dhe janë njohur që në periudhën kur ishin në shkollë, gjithashtu, janë prindër të një djali 16-vjeçar, Roan.

Burime për Anabel.al e konfirmuan lajmin. Ndonëse arsyet e ndarjes (së mundshme) ende nuk dihen, në disa media është supozuar se balerini e ka tradhtuar bashkëshorten në mënyrë të përsëritur. Thuhet edhe se ata nuk jetojnë më bashkë.

Enada dhe Gerdi nuk ndiqen në rrjetet sociale, ndonëse balerina nuk i ka fshirë fotot e vjetra me (ish)bashkëshortin. Enada vijon të mbajë në Instagram llogarinë enadagerdvaso, ndërsa balerini ka hapur një llogari të re, ku nuk ka foto me Enadën.

Gerdi dhe Enada ishin një ndër çiftet më të gjata të shoëbiz-it shqiptar. Ata kanë qenë partnerë në skenë e në jetë, duke dhuruar dhjetëra performanca në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe në skena të ndryshme. Ndërkohë, asnjë nga balerinët nuk e konfirmuar ose mohuar lajmin. 

/anabel/

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ema: 14/09/2024 22:35

    Mua me vjen keq qe njerez me kultur dhe shkolle jan te paret per prishnen e familjes habitem pse jan kaq egoiste mendonn vetem per vete dhe jovper feminen .zoti denofte ate qe prishe familjen

    Përgjigju
  • silvio: 12/09/2024 16:38

    Është bërë e modës lenë gratë dhe marin goca të reja por mosha bën të vetën dhe kur ju bien bateritë këto të rejat ja punojnë të tjerët....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?