Mediat serbe: Pikat e marrëveshjes në tavolinën e Trump, Serbia njeh Kosovën dhe hyn në BE, Kosova fiton 7 mld euro dhe nuk humbet territor

19 Qershor 2020, 12:14| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 12:32

  • Share

Vazhdimi i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të zhvillohen në Washington, nën kujdesin e presidentit amerikan Donald Trump dhe emisarit të tij për një marrveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell po cilësohet nga mediat si dita kur Serbia dhe Kosova do nënshkruajnë paqen, pas tre dekadash lufte dhe tensionesh.

Mediat serbe raportojnë se presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, do t’u vihet në tavolinë një marrëveshje e gatshme, e hartuar nga administrata Trump. Një pjesë e mediave në Prishtinë, por edhe në Beograd kanë nxjerrë një draft të kësaj marrëveshjeje, që raportohet se mund të nënshkruhet nga pala shqiptare dhe ajo serbe në Uashington.

Edhe pse si kryeministri Hoti, ashtu edhe Thaçi nuk kanë dhënë detaje për atë çka pritet nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, “Tanjung” raporton se marrëveshja e hartuar nga SHBA parashikon që:

1. Kosova fiton 7 miliardë euro nga SHBA.

2. Nuk ka cënim të territorit te Kosovës.

3. Nuk ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante.

4. Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në OKB pas tri vitesh.

5. Serbia anëtarësohet në BE dhe pranon anëtarësimin e Kosovës në BE pa e penguar ligjërisht, Kosova anëtarësohet dy vite me vonë.

7. Serbia fiton 10 miliardë euro nga SHBA.

8. Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nënshkrimit te marrëveshjes finale.

9. Trepçën e merr ne menaxhim Qeveria e Republikës së Kosovës.

10. Serbisë i lejohet të ndihmojë serbet ne Kosove me mjete financiare, Kosovës i lejohet te i ndihmojë qytetarët e Luginës me mjete financiare.

11. Kosova anëtarësohet ne UNESCO, INTERPOL pa u penguar nga Serbia, ndërsa vota e Serbisë PRO ose KUNDER, varet nga vullneti i saj.

12. Serbia ndryshon Kushtetutën e saj dhe heq nga preambula e saj Kosovën me termin “Kosova dhe Metohija”

13. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë marrin Çmimin Nobel për Paqe, për arritjen e marrëveshjes historike.

Sidoqoftë ky draft nuk është konfirmuar deri më tani nga asnjëra palë.

Komento

Komente

  • Mala: 20/06/2020 08:34

    Qe kur e kur Thaci e thot kete per t eritoret, te tjeret andej e kendej Drini dhe disa "analiste" trumbetojne me sajime-trillime-genjeshtra per interesa personale dhe krijuan nje "platformegenjeshter" se Thaci paska "Marreveshje" per ndryshim-nderrim teriresh.Kjo eshte trumbetuar sic hone sllavet,njemije here perserite genjeshtren, qe ajo te behet e vertet"Por "rrena i ka kembet e shkurtra",Thot nje urreti shqiptare

    Përgjigju
  • Andi: 20/06/2020 06:43

    Cungimi jon vazhdon... Nga gadishulli i madh Ilirik qe paten paraardhesit tane vetem therrimet po na ngelin... Turpi ma i madh ndodhi ne 1913 ne konferencen famkeqe te Londres . Pas 107 vitesh me duket se po lundrojm ne te njejtat ujra ... Populli jon ka treguar se ne momentin qe bashkohet dhe e udheheqin vendin burra me RR- te madhe e jo bura qe nuk kan gjak Shqipetari i ka ber ball ushtrive e perandorive me te fuqishme e jo nje palo Serbie. Ja arritem dhe dites kur "djali i tregon kufinjt babes" turp,turp,turp... Shqipetari nuk e shet gjakun me lek dhe nuk kemi nevoj per nje marrveshje qe len vellezrit tan jash Shqiperis . Ku shkoj gjaku qe akoma nuk eshte thare??? Si mund ta pranojm nje marrveshje qe Luginen e Presheves ,Pollomin,Medvegjen,Pazarin e Ri e shum pjes te tjera i len jasht . Kto deshmor nuk kan dhan jeten sakrifikun familjet per me shit territoret ne tavolin .Ne qoftese Serbia nuk e njeh genocidin ndaj Shqiptarve te Kosoves dhe nuk jep trojet tona te cunguar nuk na duhet kjo njohje. SHBA -ve jemi mirnjohes por kurr nuk duhet te ulim koken qe te lejm vendin te cungohet serisht pas 107 vjetesh . Nese Europa ka frik nga Shqiperia Etnike dhe nuk na pranon pa u cunguar prap kurr mos na pranoft se nuk na duhet Europa para Shqiperis . Ka ardhur koha qe Europa bashke me Serbin,Malin e Zi,Maqedonin e veriut dhe Greqin ta heqin makthin e Shqiperis Etnike se nuk do jet e larget dita qe kjo hart do jet realitet sado te lart ta kete cmimin . Ka ardhur koha qe keto pseudo politikan qe su intereson asgje vecae te pasurojn xhepat e tyre te shporren ashtu sic u ka hije tradhetarve qe per fat te keq historija jon ka njohur shum . Fatin ton e marrim vet ne dore sepse mos te harrojm jemi nje nder popujt me te vjeter dhe autokton ne troje te veta nuk kemi nevoj te na hedhin doren ne qafe e thiken mbas shpine te tjeret... Dhe nje here nuk duhet te shkruajme pjese te zeza ne historine ton por te na jepet ajo qe na takon ateher shkohet drejt Europes e jo si ky turp i rradhes....

    Përgjigju
  • Albanessi in Italia...: 19/06/2020 16:43

    Ky është KOMPLOTI...TRUMP PRO Serbisë.....Serbia duhet të heqin dorë ...( e jo të NDIHMOJË ) VERIUN...pasi kjo çon në REFERENDUM ...dhe Serbia merr veriun me serbët ....Kosova ndihmon vetëm Preshevën e merr kurse TROJET tjera ngelin nën Serbi...

    Përgjigju
  • ALBANESSI in Itali: 19/06/2020 16:38

    Kjo MARRVESHJE i vlen Serbisë...pasi e çon në REFERENDUM ...Serbia ndihmon veriun...dhe do ta ANEKSOI...marri veriun...Kosova ndihmon Preshevën.e merr vetëm Preshevën e TROJET tjera ngelin nën Serbi...MOS e LEJONI...këtë marrveshje...Serbia të SHKËPUTET e mos NDIHMOJË VERIUN SERBËT e marrin veriun...Ky është KOMPLOTI...i TRUMPIT pro Serbisë...

    Përgjigju
  • Simo: 19/06/2020 15:40

    Serbia fitoka vetem 3 miliard me shume se Kosova, nuk e besoj se eshte kjo marreveshja, sepse ketu del vetem nje i fituar: Kosova. Por nese te gjitha miliardat i shkojne Serbise, atehere ka shnce qe Kosova te dale me nje marreveshje per njohje te dyanshme pa kembim territoresh.

    Përgjigju
  • Leo: 19/06/2020 13:36

    Serbia duhet te hyje ne te njejten kohe me kosoven ne BE sepse mdryshe serbia nuk do e lejoj kosoven te futet ne BE asnjehere pa perfitime. Ndaj kjo eshte gafe po u kenaq kosova vetem me lek.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/06/2020 13:00

    Pika me e debatueshme eshte se Serbise I kerkohet te pranoje krimet dhe genocidin e bere kundra shqiptareve me trojete tyre. Kjo eshte pika ku Serbia heziton te nenshkruaje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?