Media: Izraeli sulmoi Iranin me mbi 100 dronë! Para sulmit, shteti hebre nxorri jashtë funksionit radarët e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak

26 Tetor, 17:08| Përditesimi: 26 Tetor, 17:10

  • Share

1729919122_luftaizraeliran.JPG

Iran

Para se të sulmonin në Iran, izraelitët sulmuan bateritë dhe radarët e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak për të shmangur kapjen e dronëve të tyre, nga aleatët e Teheranit.

Këtë e kanë shpjeguar burime izraelite të cituara nga Neë York Times, sipas të cilave vetëm me një “rrugë të pastër”, avionët e Shtetit Hebraik u ngritën në drejtim të Republikës Islamike, mbi 1600 kilometra larg dhe goditën objekte ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes.

Sipas dy burimeve, një valë tjetër sulmesh shënjestroi objekte që prodhojnë raketa me rreze të gjatë, duke synuar një komponent kritik në procesin e prodhimit të tyre, ndërsa infrastruktura energjetike, si objektet e prodhimit të naftës dhe gazit, nuk u sulmua.

Sipas gazetës, më shumë se njëqind avionë luftarakë dhe dronë u ngritën nga shteti hebre.


Lajmi kryesor:

Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?