Deniz Klironomi

Kronikë

Me sinjal të kuq në Interpol, arrestohet në Kolumbi shqiptari me nofkën ‘Gucci’! E identifikuan nga tatuazhi (Emri)

26 Shtator 2022, 09:05| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 09:48

  • Share

Një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit në Europë është arrestuar në Kolumbi.  Ai është identifikuar si Deniz Klironomi, i njohur me nofkën ‘Gucci’ dhe rezulton të jetë pjesë e grupit 'Los Pachenca', i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Klironomi, shqiptar nga Durrësi, ishte me sinjal të kuq nga Interpoli. Që në fund të vitit 2020, hetuesit nga policia e Dijin morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.

Në skuadër speciale me hetues nisën menjëherë punë për të gjurmuar hapat e tij, por sa herë që binin në gjurmët e tij, ai zhdukej sepse ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen.  Kjo zgjati për 7 muaj derisa policia arriti në një apartament në Barranqiulla ku jetonte shqiptari.

Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe të arrinin ta identifikonin. Por kur u fotografua, sipas hetuesve të Dijin, kërcënoi policët duke i thënë që diçka mund t’i ndodhë atyre që tentojnë ta ekstradojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.

Në vitin 2019, Deniz Klironomi ishte në listën që publikoi policia e Shtetit me 24 të kërkuar, pjesa më e madhe për vrasje.

Deniz Klironomi në listën e të kërkuarve në vitin 2019
 

Ora 09:35
VIDEO/ Momenti i arrestimit të 'Gucci-t' shqiptar në Kolumbi, me kokën lart del me pranga nga shtëpia

1664177731_Screenshot2.jpg

Ky është momenti i arrestimit të Deniz Klironomit, i njohur me nofkën 'Gucci'. Ai u vu në pranga në Kolumbi pasi kërkohej nga Interpoli për trafik droge. Në pamje duket se del me kokën lart nga banesa ku po qëndronte në Barranquilla.

Ora 09:25
FOTO/ Tatuazhi në krahun e majtë nxorri zbuluar 'Gucci-n' shqiptar, u arrestua pasi u fotografua në ballkonin e shtëpisë

1664177388_23.JPG

Shqiptari me nofkën 'Gucci', i identifikuar si Deniz Klironomi u arrestua në Kolumbi pasi ishte i kërkuar për trafik droge. Policia arriti ta vërë në pranga vetëm pasi u fotografua në ballkonin e banesës ku qëndronte. Tatuazhi që kishte në krahun e majtë e bëri më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 26/09/2022 09:26

    Nuk e kuptoj pse tregojne arsyen se nga u kap ky. Do fillojne te heqin tatuazhet tani.

    Përgjigju
    • Ehuuu: 26/09/2022 09:44

      Po dhe kur thone u kap, dhe doli nga shpia koke lart

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?