Me mbështetjen e Japonisë, qeveria shqiptare ka rritur financimin e fermerëve dhe synon digjitalizimin e sektorit rural

18 Maj 2022, 17:05| Përditesimi: 19 Maj 2022, 17:10

  • Share

Mbi 75 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim dhe njohuri mbi teknologjinë, tregun dhe anën financiare nga Projekti “Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla”, i mbështetur nga Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Në përmbyllje të këtij projekti, disa arritjet i listoi gjatë fjalës së tij Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki.

- Akses në financa për ata që janë më të cenueshëm dhe nuk e kanë pasur këtë mundësi më parë;

- Banking online në gamën e plotë të shërbimeve, si llogari rrjedhëse, pagesa online dhe transaksione të tjera të kryera në distancë;

- Teknologji e avancuar për menaxhimin e proceseve që lidhen me dhënien e shpejtë dhe pa probleme të kredive për përfituesit në zonat rurale;

- Shërbime jofinanciare për ata që kanë nevojë, nëpërmjet teknologjisë më të përditësuar të informacionit dhe komunikimit

Një fokus i veçantë tashmë po i kushtohet edhe shërbimeve digjitale në bujqësi.

“Një arritje shumë e rëndësishme e këtij projekti, është krijimi i një qendre Agro Biznesi e ngritur në Lushnje (Qendra ABA) që është një shembull që përkon me nismën e Qeverisë për Revolucionin Digjital, ndaj shpresoj që suksesi i nisur i këtij projekti dhe bashkëpunimi të shkëlqyer të shikohet nga Qeveria Japoneze si një mundësi për të vijuar më tej këtë bashkëpunim drejt zhvillimit të përfshirjes financiare, aksesit në financë, edukimit financiar dhe digjital”, tha Ibrahimaj.

Projekti ka ofruar mbështetje edhe për blerjen e inputeve bujqësore nga fermerët e vegjël gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në mënyrë që të inkurajojë investimet e tyre të vazhdueshme në bujqësi.

Bujqësia është një nga sektorët kryesor të ekonomisë së vendit pasi, 45% e familjeve jeton në zonat rurale, ndërkohë që aksesi që kanë fermerët në financë është i vështirë, për shkak të problemeve që mbart në vetvete bujqësia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?