Kronikë

'Më jep 10 mijë lekë se i ndajmë', Report Tv siguron dosjen, si mjeku Marku merrte para nga pacientët për kryerjen e skanerit! Do hetohet në 'arrest shtëpie' pasi të dalë nga spitali

26 Shtator 2022, 10:48| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 16:08

  • Share

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pjesë nga dosja hetimore e prokurorisë ku rezulton se mjeku i spitalit të 'Traumës' Fitim Marku i arrestuar për korrupsion vendoste çmim për shërbimin që i ofronte pacientëve, që në fakt duhet të jetë falas. Në bisedën e përgjuar më 23 shtator në orën 14:20, rezulton se Marku i kërkon 10 mijë lekë një pacienti.

Në bisedën e tij me agjentin e infiltruar si pacient i thotë: "Kur të mbarosh skanerin, më merr në telefon, më prit aty." Gjithashtu zbulon se në skemën e korrupsionit janë edhe të tjerë pasi tregon që paratë i ndan me kolegët. Pasi i jep paratë, mjeku e udhëzon që të presë jashtë sepse do bëjë gati diskun me rezultatet e skanerit.

Marku është transferuar nga spitali i Traumës për trajtim te specializuar tek Neurologjia në QSUT. Gjykata ka urdhëruar që pas shërimit të hetohet me masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'.

Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori para nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër.  Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ora 15:32
U arrestua për korrupsion, mjeku Marku transferohet nga ‘Trauma’ te ‘Neurologjia’! Gjykata vendos, pas shërimit do hetohet në ‘arrest shtëpie’

1663940506_A1.jpg

Mjeku Fitim Marku që u arrestua për korrupsion në spitalin e Traumës, është transferuar nga për trajtim te specializuar tek neurologjia. Gjykata ka urdhëruar që pas shërimit të hetohet me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Farmacisti: 26/09/2022 18:59

    Merreni më mend, nuk ke Lek por je i sëmur, ky " Doktor " të vret në vend që të të ndihmoi! Në biruc ***.

    Përgjigju
  • Geri: 26/09/2022 16:31

    Po pse e mundoni veten kaq shum o popull...nuk denohen plerat ne ket vend te qelbur

    Përgjigju
  • LEZHA: 26/09/2022 16:17

    Dhurata Uruci neurologe shkoder shefe sherbimit rrog , rroge te kempi , rroge te universiteti luigj gurakuqi , rroge te firmat farmaceutike , ne ndjekje penale vazhdon punen , pensionistja. jep lek me shty pensionin . verifikoni

    Përgjigju
  • Beni: 26/09/2022 15:20

    Pacienti perpara se te bej skaner I thone leket ose vdis!

    Përgjigju
  • nino: 26/09/2022 13:38

    Shikoni sa per te qeshur, po te arestosh nje mjek per ti shpetuar biruces behen te semure dhe kete e ben kolegu i tyre qe i viziton....

    Përgjigju
  • joni: 26/09/2022 13:35

    Komentet dhe pretendimet e mjekeve jane. NA RISNI RROGAT QE TE MOS VJEDHIM POPULLIN..... Shikoni se cfar llogjike idjote kane keta hajdute!!! Ritje rroge e pensioni kerkon gjith popullata por me qe qeveria nuk ka mundesi i bie te vjedhin te gjith. Vetem nje gje eshte reale qe mjekesia eshte e degjeneruar, asgje nuk ben dot po paguar prandaj hallexhinjte i drejtohen privatit se njelloj do te paguaj,asnje nderhyrje kirurgjikale nuk behet pa pagusr. Ketyre mjekeve sado tja besh rrogen perseri do vjedhin.

    Përgjigju
  • Artan: 26/09/2022 13:11

    Po pse mo njerez pse I ka marre dikujt leke I uroni tjetrit vdekjen.Jeni shume dritshkurter.Jeten ja ka dhene zoti dhe ai e di.I urroj sherif te shpejt dhe te marre ate qe meriton si per mire apo per keq

    Përgjigju
  • Agjenti: 26/09/2022 12:56

    Ishalla vdes aty ku ke punu se ja pite gjakun popullit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?