Teuta Selimi

‘Më goditi disa herë në kokë', këngëtarja Teuta Selimi kallëzon për dhunë bashkëshortin dhe vëllain

9 Maj, 15:48| Përditesimi: 9 Maj, 15:53

  • Share

Këngëtarja Teuta Selimi ka denoncuar dy herë brenda 48 orëve në policinë e Kosovës, bashkëshortin dhe vëllain për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj.

Fillimisht, në orët e para të së mërkurës, ajo raportoi për dhunë burrin, Patrik Neziri. Thuhet se një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur ky i fundit qëlloi disa herë në kokë këngëtaren.

Ndërsa mesnatën e kaluar ajo ka shkuar sërish në polici për të denoncuar vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit, raportojnë mediat kosovare.

Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata do të hetohen për dhunë në familje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?