Digitalb

Me DigitAlb shpërblehesh dyfish!

9 Maj 2022, 15:05| Përditesimi: 10 Maj 2022, 10:36

  • Share

Është koha për të shijuar pranverën shumëngjyrëshe, e cila nuk ka si të jetë e plotë veçse me gjallërinë dhe emocionet që sjell në shtëpitë tuaja DigitAlb. Këtë sezon pranveror DigitAlb vijon të shpërblejë abonentët me dhurata speciale. Ndaj edhe oferta e rradhës sjell për të gjithë një larmishmëri paketash dhe mundësi fantastike abonimi. Tashmë për çdo abonim të kryer në paketat 6 dhe 12 mujore, DigitAlb dhuron më shumë kanale televizive si dhe 25% ULJE çmimi:

Përfitoni për 4,100 Lekë Paketën Fillestare Satelitore 6 mujore, ku për çdo abonim në këtë paketë do të merrni dhurate 1 muaj Paketën Select.

Përfitoni për 4,990 Lekë Paketën Familjare Tokësore 6 mujore dhe për vetëm 7,890 Lekë Paketën Familjare Satelitore 6 mujore, ku për çdo abonim në secilën prej paketave do të merrni dhuratë 1 muaj kanalet e Super Sport.

Përfitoni për 10,890 Lekë Paketën Premium Tokësore 6 mujore dhe për 13,390 Lekë Paketën Premium Satelitore 6 mujore, ku për cdo abonim në secilën prej paketave do të përfitoni dhuratë edhe 1 muaj abonim në po të njejtën paketë.

Ndërkohë për abonimet 12 mujore, dhuratat do të jenë dy herë më shumë, ku do të përfitoni nga 2 muaj dhuratë në Paketën Super Sport, Paketën Select ose Paketën Premium.

Oferta bujare do të zgjasë deri më 14 Maj, ndaj ejani na vizitoni në çdo pikë shitje DigitAlb ose fare lehtë me dy klikime online në abonohu.digitalb.al.

DigitAlb, pjesë e familjes!

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?