Foto ilustruese

Tragjike në Devoll, fëmija 2-vjeçar pi raki dhe humb jetën! Mbërrin i vdekur në spital

27 Maj 2022, 12:42| Përditesimi: 27 Maj 2022, 12:53

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Devoll. Fëmija 2 vjeçar nga fshati Sul ka ndërruar jetë pasi piu aksidentalisht raki.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Mësohet se fëmija ka parë shishen me raki dhe e ka ngatërruar me ujin. Nga konsumimi i rakisë mund t’i jenë shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 27/05/2022 16:05

    Prinder te papergjegjshem, qe nuk e meritojne te kene femije. Keqardhje per vogelushin e pafat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?