Kylian Mbappe duke festuar golin

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

14 Gusht, 23:01| Përditesimi: 14 Gusht, 23:54

  • Share

VARSHAVË - Real Madridi fiton për herë të gjashtë Superkupën e Europës. Madrilenët triumfuan 2-0 ndaj Atalantës në finalen e zhvilluar në stadiumin e Varshavës.

Golat u shënuan nga Valverde në të 59-ën dhe blerja më e re Kylian Mbappe në të 68-ën.

Atalanta e Gjimshtit zhvilloi një paraqitje të mirë, por nuk pati mundësi të ndalte sulmet e galaktikëve.

Los Blancos e nisin sezonin e ri 2024-2025 me një trofe të ri që i shtohet kabinetit të tyre të madh.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?