Tritan Shehu

'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj

24 Tetor, 20:21| Përditesimi: 24 Tetor, 20:59

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me një pyetësor të publikuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri, i cili u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit që të deklarojnë pjesëmarrjen gjinore në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se sipas tij, është e pavend që në një moment të tillë politik në vend, OSBE të shpërndajë një pyetësor të tillë për deputetët.

Por jo vetëm kjo është problem për Shehun, sepse ai ka quajtur provokative dhe ndesh me ligjin faktin se janë tre opsione për t’u përgjigjur “femër; mashkull dhe të tjera”, duke refuzuar të plotësojë këtë pyetësor.

"Provokacion’ i Zyrës së OSBE ndaj Kuvendit, a heqje vëmendje për deformimet e demokracisë?! Në këto momente kaq errëta për demokracinë shqiptare e parlamentarizmin. Kur lideri i opozitës është izoluar politikisht, deputetë burgosen për denoncime, ish presidentë rrëmbehen me dhunë, parlamenti shkatërrohet… OSBE organizon një seminar për “përbërjen gjinore” të Kuvendit! Dhe shpërndan një pyetësor për deputet, të cilëve u kërkohet të përcaktojnë “seksin” e tyre, përmes tre varianteve: 1-Mashkull, 2-Femër, 3-Të tjera Së pari nuk më duket momenti i përshtatshëm për të tilla pyetësore e seminare, kur OSBE duhet të kishte në qendër të saj zhvillimet e Kuvendit tonë. Por përtej kësaj, e gjej provokatore e ndesh me ligjet vendosjen e tre “opsioneve” për të përcaktuar seksin deputetet. Në fakt e gjej edhe qesharake e fyese këtë pjesë, që bëri që unë të refuzoj të ç’fletoj më tej e pra të përgjigjem", shkruan ai.

Shehu shkruan se në ligjet e vendit njihen vetëm 2 gjini mashkull dhe femër.

“Pikërisht për këtë dëshiroj të pyes autorët e atij pyetësori e seminari: Çfarë kuptojnë ata me opsionin “të tjera” për seksin e deputetëve?! Shqipëria me ligjet e saj, traditën e saj njeh zyrtarisht dy opsione seksuale: Mashkull e femër. Shqipëria me Kodin e Familjes njeh vetëm Familjen nga një burrë, një grua e me shpresë fëmijët, biologjikë apo adoptivë ata. Shqipëria ka ligje shumë të qarta për adoptimin e fëmijëve në këtë frymë. Atëherë pse OSBE merr përsipër të përfshihet në të tilla lojëra?! Kur duhej të denonconte shkeljet madhore të demokracisë e parlamentarzmit këtu”, shkruan Shehu.

Sondazhi i OSBE

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 25/10/2024 10:32

    Duan të dijnë nëse në këtë parlament ka dylberë.

    Përgjigju
  • Troy: 24/10/2024 22:48

    O Mashkull O Femer O perdorues preshi

    Përgjigju
  • Preshi: 24/10/2024 21:51

    Ti, dhe me dash, s'e plotëso dot, mër jahu. Se s'je mo as mashkull, as femër e asigjo tjetër, qysh kur t'a futën preshin mileti n'qytet Lushnjes.

    Përgjigju
  • Dritan: 24/10/2024 21:36

    Po sa dhijar eshte por kur aplikon per pasaport te njetin pyetsor ka perball.Keta kan falimentuar na xhepi kga shtepia nga mendja nga shoqeria nga gjithcka kan falimentuar.Ju ka ik mendja nga SPAK jan ne ethe ne tension gjith hajdutet ????????????

    Përgjigju
  • Adi: 24/10/2024 21:15

    Mir ban qe se plotson...po ne ppziten qe je shif se mos ban ma shum se aq...

    Përgjigju
  • Haha: 24/10/2024 21:04

    Kane hallin e Gaz bythes qe si ka then doktor Kosova nuk eshte as burre as grua…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?