Fatmir Mediu

Masakra e Gërdecit, ekspertët iu përgjigjen 113 pyetjeve të Mediut! Avokatët kërkojnë kohë, seanca shtyhet në shtator

31 Korrik, 11:45| Përditesimi: 31 Korrik, 11:48

  • Share

Procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut për Masakrën e Gërdecit do të vazhdojë tashmë në shtator, me seancën e parë në datë 11.

Në seancën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme 5 ekspertët kanë dorëzuar përgjigjet e 113 pyetjeve të ish ministrit të Mbrojtjes në një material prej 35 faqesh. Avokati i Fatmir Mediut, Ligori por edhe prokurori e SPAK Klodian Braho kërkuan kohë që të njihen me përgjigjet.

Gjyqtarët pranuan kërkesën e palëve dhe vendosjen shtyrjen e seancës.

Çfarë ndodhi në 15 mars?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 15 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë.

Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LE KA [ KEPI ]: 31/07/2024 12:41

    Ore akoma mereni ju me kriminelin jevgjit Fatmir Mediun mereni qenin e kalbeni nē burg se aty e ka vēndin jevgjiti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?