Foto ilustruese

Maqedoni e Veriut/ 838 të infektuar dhe 22 viktima në 24 orët e fundit! 7,821 raste aktive me COVID! Shërohen 1,140 të tjerë

19 Shkurt 2022, 20:24| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 20:26

  • Share

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 838 të infektuar pas 4,078 testimeve të kryera. Fatkeqësisht 22 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 8,891 viktima. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 7,821 raste aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1,140 qytetarë.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka thënë se masat shtrënguese mund të hiqen në rast të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike.

Ai ka thënë se certifikatat për vaksinim mund të anulohen nëse imunizimi i popullsisë arrin në 70 për qind.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?