Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera

6 Tetor, 20:52| Përditesimi: 6 Tetor, 21:03

  • Share

“Ushtria jonë është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, për Forcat e Sigurisë së vendit.

Maqedonci e ka deklaruar një gjë të tillë përgjatë panelit për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“6000 për qind e rritjeve të investimeve në armatim. Është e pa konceptueshme që në periudhën 20218-2020 janë më pak se katër milionë euro blerje të armatimit, e nga 2021-a deri në 2023 janë 238 milionë euro blerje për armatim. Përmes këtyre blerjeve i kemi kursyer miliona euro nga buxheti i Kosovës. Sisteme Bayraktar, sisteme strategjike Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake”, ka thënë ministri i Mbrojtjes ndër të tjera. /RTK/

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?