Manovra me Jet-Ski në det, përplasen dy italianët në Velipojë! Humb jetën 19-vjeçari, arrestohet kunati i tij! Të dy nën efektin e alkoolit (EMRAT)

19 Gusht, 07:24| Përditesimi: 19 Gusht, 19:21

  • Share

VELIPOJË- Një turist italian ka humbur jetën një ditë më parë, 18 gusht, në spitalin e Shkodrës, pas përplasjes me Jet-Ski në plazhin e Velipojës.19-vjeçari Nicola Lorio kishte ardhur për pushime në vendin tonë, por humbi jetën si pasojë e manovrave që po kryente me kunatin e tij me Jet Ski.

Të dy po kryenin manovra të rrezikshme në det dhe më pas dy mjetet janë përplasur, 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë. I riu mori plagë të rënda në kokë dhe në qafë si pasojë e përplasjes dhe për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar italianin tjetër, Salvadore Di Tella 20 vjeç, për veprën penale "Vrasja nga pakujdesia".

Ata kanë mbërritur në plazhin e Velipojës rreth orës 12:00 të 18 gushtit dhe rreth kësaj kohe kanë marrë me qira edhe dy Jet-Ski. Burime bëjnë me dije se të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit. 

Dy italianët kishin lidhje me njëri tjetrin. I arrestuari mësohet se është kunati i 19-vjeçarit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri dhe kishin disa ditë në vendin tonë. Në Velipojë ishin pushues ditor dhe nuk po qëndronin aty.

Policia ka bllokuar dy Jet-Skit me të cilat janë përplasur italianët, por ndërkohë burime bëjnë me dije se mjetet motorike janë marrë konfrom rregullave. Në pyetje janë marrë edhe pronarët e mjeteve, ndërsa vetë 20-vjeçari Salvadore Di Tella ka deklaruar në polici se kanë qenë duke kryer manovra në det të hapur, kanë humbur kontrollet e mjeteve dhe janë përplasur.

Ora 19:18
Publikohet fotoja e 19 vjeçarit italian që humbi jetën pas përplasjes me Jet Ski në plazhin e Velipojës

1724088019_19vjecariitalian.JPG

Ky është 19 vjeçari italian që humbi jetën pas përplasjes së Jet Ski-së në plazhin e Velipojës

Mediat italiane kanë publikuar foton e 19 vjeçarit italian që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Velipojës pas manovrave të gabuara me Jet Ski, duke u përplasur me një Jet Ski tjetër, në të cilën po lundronte vëllai i së dashurës së tij, 20 vjeçari Salvatore di Tella.

Të dy u dërguan në spitalin e Shkodrës pasi u lënduan nga përplasja, por ajo rezultoi fatale për 19 vjeçarin Nicola Lorio, që nuk iu rezistoi plagëve të marra në kokë dhe në qafë.

Ndërkohë italiani tjetër është në hetim për vrasje nga pakujdesia, teksa do të dalë të martën para gjyqtarit për tu njohur me masën e sigurisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 19/08/2024 07:33

    Asnje gje e mire nyk ka ardhe nga jet-ski. Nuk besoj se as taksa paguajn se kupon jo e jo. Me I mbyll sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?