Maliq/ I riu përplas me makinë një të mitur 8-vjeç, përfundon në spital

21 Shtator, 20:51| Përditesimi: 21 Shtator, 21:31

  • Share

Maliq-Një 22-vjeçar ka përplasur sot me makinë tip  "Mitsubishi", një të mitur 8-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në fshatin Vreshtas.

Fëmija është transportuar në në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ndërkohë i riu me inicialet J. G., është shoqëruar për në komisariat

“Rreth orës 20:20, në  fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë  për veprimeve të mëtejshme procedurale”, informoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?