Malësi e Madhe/ Tentoi t’i vidhte bagëti nën kërcënimin e armës, arrestohet 27-vjeçari

14 Shtator, 09:10| Përditesimi: 14 Shtator, 10:00

  • Share

Malësi e Madhe- Një 27 vjeçar banues në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit bagëtitë e imta në kullotën e fshatit Nikç

Në pranga ra Gëzim Bracaj i cili ka qëlluar në ajër për të trembur pronarin e kullotës.  

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e  provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Dosja i kaloi prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?