Malaj: Brenda muajit sa do të jetë tatimi për rivlerësimin e pronave! Kursi i këmbimit na penalizoi financat por na favorizoi borxhin e jashtëm

4 Shtator, 10:48| Përditesimi: 4 Shtator, 14:41

  • Share

Në konferencë Ministri i Financave deklaroi se brenda muajit do të bëhet publike sa do të jetë tatimi për rivlerësimin e pronave.

"Nuk kemi përcaktuar normën ekzakte. Brenda shtatorit do shkojmë me propozim në këshillin e ministrave"

Kursi i këmbimit?

Kursi i këmbimit, financat tona i ka penalizuar. Ne kemi tek dogana rreth 11.2 miliardë lekë më pak, nga ana tjetër na ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm. Kursi i këmbimit është një kurs këmbimi në treg të lirë që përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Megjithatë unë nuk jam në dijeni që ne jemi ose kemi këto kushte që jemi duke vlerësuar apo parë nëse mund të marrim masa për të kufizuar luahtjet e kursit të këmbimit përsa ata i percakton tregu kërkesë-ofertë.” tha Malaj.

Investimet ne bujqesi

"Përsa i përket pyetjes në lidhje me çështjen e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë patjetër që ka një rritje në investimin në buxhet. Por ajo që ka ndodhur ka një rënie në financimin e huaj të projekteve që ka pasur Ministria e Bujqësisë, pra janë financime që nuk varen nga Ministria e Brendshme, nga Ministria e Financave, nuk varen nga financimet të brendshme, por janë financime të huaja nga institucione të huaja të cilat disbursojnë në raport me ecurinë e projektit. Po të shihni kahun e investimeve në aspektin e financimit të brendshëm do të shihni që kemi rritur investimet qoftë në skemën e grantit, ku financojmë investimet e fermerëve qoftë edhe në investimin e infrastrukturës kulluese dhe vaditëse' tha ministri.

Do rishikohet formula e granteve të pakushtëzuara për pushtetin vendor 

"Përsa i përket formulës së llogaritjes së grantit të pakushtëzuar për pushtetin vendor, po e diskutojmë atë jemi në kontakt me minsitrin Mazniku. Besoj do të ketë një rishikim të formulës, megjitëse ne si ministri financash jemi të mendimit që duhet të ketë një mirëadministrim më të mirë në nivel bashkie, në mbledhjen e të ardhurave, duke filluar që nga mbledhja e të ardhurave të taksës së pronës. Do kërkohet planifikim më i mirë si në nivel qëndror apo vendor që dhe alokimi i fondeve të bëhet më i mirë etj" tha Malaj.

Rritja e performancës së të ardhurave

"Faktor i rëndësishëm do të jetë dixhitalizimi i procesit të fiskalizimit dhe përfshirja e Inteligjencës artificiale. Është një nga elementet që do të kontribuojë jo vetëm në vjeljen e rritjes së të ardhurave por dhe të shmangies së evazionit fiscal"


Lajmi kryesor:

Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?