Makarona me mish viçi nga zonja Albana

6 Maj 2022, 11:41| Përditesimi: 6 Maj 2022, 11:42

  • Share

Makarona me mish viçi

Përbërësit:

500 gr mish viçi

3 karrota

2 qepë

3-4 domate

2 thelpinj hudhër

3-4 kërpudha

2 lgj vaj ulliri

1 lç nenexhik

300 gr makarona

1 litër ujë

Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht qepët e grira imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin të prerë në copëza të vogla dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë karrotat të prera në rondele, kërpudhat në feta të holla dhe domatet në kubikë të vegjël. I trazojmë mirë duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe nenexhik. Në fund shtojmë makaronat dhe ujë të ngrohtë dhe e lemë gatimin derisa makaronat të ziejnë plotësisht.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?