Rita Petro dhe kopertina e librit të Gjuhës Shqipe

Magjistari me fustan në librin e Gjuhës Shqipe 3, Rita Petro për Report Tv: Ka 8 vjet që ribotohet! Mendjet paranojake duan të diskriminojnë LGBT-në

6 Shtator, 19:05| Përditesimi: 7 Shtator, 19:24

  • Share

Rita Petro, njëkohësisht bashkautorë e Gjuhës Shqipe për klasën e tretë të Arsimit Fillor, ka reaguar për Report Tv në lidhje me debatin në mediat sociale për kopertinën e librit ku shfaqet një magjistar me ngjyrat e ylberit.

Pronarja e shtëpisë botuese ‘Albas’ thotë se teksti ka 8 vite që ribotohet dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar. Sipas shkrimtares, figura e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), ka lidhje me një poezi ku fëmija i lutet magjistarëve të të gjithë e botës t’i falin një shkop magjik.

Ndër të tjera, nënvizon shkrimtarja mendjet paranojake duan t’i japin një drejtim tjetër që është prirje diskriminuese e kohëve të fundit ndaj komunitetit LGBT

‘Një situatë vërtet tragjikomike. Teksti ka 8 vjet që ribotohet dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar. Ylberi është simbol fëminor dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave.

Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës duke i shpjeguar fëmijëve se jemi të gjithë të bukur dhe ndarja në raca s’ka kuptim. Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi ku fëmija i lutet magjistarëve të të gjithë e botës t’i falin një shkop magjik.

Mendjet paranojake duan t’i japin një drejtim tjetër që është prirje diskriminuese e kohëve të fundit ndaj komunitetit LGBT. Ngado që ta interpretosh, sa më shumë përhapet në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellon krizën që po kalojmë si shoqëri dhe që dëmton shëndetin mendor të fëmijëve.’- u shpreh Rita Petro për gazetaren e Report Tv Xhoana Çollaku.

Kopertina e librit Gjuha Shqipe 3

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 07/09/2024 14:53

    Axhenda e sorrosit. Fusin lgbt te librate femijeve ne klase te 3. Mortja t'ju haje te gjitheve ishalla. Po te drejtat e femijeve kush I mbron? Rita petro & co me siguri jo

    Përgjigju
  • Shqip: 07/09/2024 14:23

    Degjenerim i shoqeris.

    Përgjigju
  • Magjistari: 07/09/2024 12:06

    Po cfare lesh magjistari dhe shkopi i mesoni femijeve te punojne se nuk ka shkop magjik qe presin shqiptaret kane 30 vjet

    Përgjigju
  • Faji a ka Albasi: 07/09/2024 11:56

    ky eshte turp. do donte znj Rita ti futeshin femijet tek LGPT, apo te sajet jo, te te tjereve ska gje. Meqe eshte pa burre le te futet vet tek ai grup. Qe kur e ka marre Albas botimin e librave shkollore, esjte shkateruar lenda gjuhe letersi me perverditete.

    Përgjigju
  • Une: 07/09/2024 11:07

    Si nuk i vjen turp kesaj lloj femre

    Përgjigju
  • Lilu: 06/09/2024 19:22

    perse nuk vishet si magjistar shqiptar me plis a me fustanelle?

    Përgjigju
    • Tirona: 07/09/2024 09:52

      Rita je për të qr ty ene atyne që të mshtesin ty për kto ylbera

    • Bubi: 06/09/2024 23:26

      Jo po me k ne dor.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?