Lushnjë/ Digjen dhjetëra hektarë toke bujqësore në fshatin Kadiaj, banorët dhe zjarrfikësit 'në luftë' me flakët (VIDEO)

24 Gusht, 12:49| Përditesimi: 24 Gusht, 13:43

  • Share

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, përfshi edhe prodhime si misër janë djegur plotësisht në fshatin Kadiaj të Bashkisë Lushnje.

Sipas informacioneve të Report Tv, zjarri dyshohet se mund ti ketë dalë jashtë kontrollit fermerëve që djegin barishte në arat e tyre.

I ndihmuar nga era e fortë, zjarri i rënë rreth orës 11 të ditës së sotme në Kadiaj u është afruar banesave të fshatit dhe vetëm falë ndërhyrjes së zjarrfikësve Policisë së Shtetit, por edhe vetë banorëve të fshatit është bërë i mundur neutralizimi i tij. 

Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të identifikuar autorin e rënies së zjarrit.

Fermerëve që pastrojnë mbeturinat e thata vazhdimisht zjarret u dalin jashtë kontrollit dhe shkaktojnë situata emergjente dhe dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore, madje duke rrezikuar edhe banesat.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?