Lufta në Ukrainë/ Moska kërcënon: Përgjigja jonë e ashpër ndaj ofensivës së Kievit në Kursk nuk do të vonojë! Zelensky: Zjarri në termocentralin Zaporizhzhia, rrezatimi normal

11 Gusht, 09:11| Përditesimi: 11 Gusht, 21:48

  • Share

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pranuar për herë të parë që trupat ushtarake ukrainase po zhvillojnë një sulm në brendësi të kufirit perëndimor të rajonit të Kursk, në Rusi. Zelensky e konfirmoi në fjalim e tij të shtunën në mbrëmje.  

Kievi filloi sulmin e tij të befasishëm të martën, duke përparuar me shpejtësi më shumë se 10 km (gjashtë milje) brenda Rusisë, bastisja më e thellë që kur Moska filloi pushtimin e saj të shtrirë në gjithë Ukrainën, në shkurt 2022.

Në fjalimin e tij, Presidenti Zelensky falënderoi ‘luftëtarët’ e Ukrainës dhe tha se kishte diskutuar operacionin në Rusi me komandantin e lartë ushtarak të vendit Oleksandr Syrskyi. ‘Ukraina po provon se me të vërtetë mund të rivendosë drejtësinë dhe të përballojë presionin e agresorit”, shtoi ai.

Rusia deri më tani ka luftuar për të ndaluar përparimin ukrainas, me më shumë se 76,000 njerëz të evakuuar nga rajoni i Kurskut dhe shpalljen e gjendjes sw jashtëzakonshme në tre zona kufitare. Kjo do të thotë se autoritetet në rajonet e Kursk, Belgorod dhe Bryansk mund të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve dhe të përdorin përgjimin e telefonit midis masave të tjera.

Luftimet po vazhdojnë që të shtunën mbrëma. Guvernatori i Kurskut, Aleksei Smirnov, tha herët të dielën se kishte njerëz të plagosur në një sulm ‘të pabesë’ ukrainas. Ai më herët raportoi se 13 persona u plagosën vonë të shtunën kur rrënojat e një rakete ukrainase të rrëzuar ranë në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytetin rajonal Kursk. Guvernatorët e rajoneve fqinje të Rusisë Voronezh dhe Belgorod raportuan gjithashtu një sulm ukrainas me dron gjatë natës.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko postoi në Telegram herët të dielën në mëngjes se njësitë e mbrojtjes ajrore po "operonin" dhe paralajmëroi civilët të qëndrojnë në strehimore. Inkursioni i rrallë i Ukrainës në Rusi filloi të martën në mëngjes, kur deri në 1000 trupa, të mbështetur nga tanke dhe automjete të blinduara, hynë në rajonin e Kurskut, tha Rusia.

Ora 21:43
Zelensky: Zjarri në termocentralin Zaporizhzhia, rrezatimi normal (VIDEO)

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ngritur alarmin se rusët kanë ndezur një zjarr në territorin e centralit bërthamor të Zaporizhzhisë.

"Okupatorët rusë ndezën një zjarr në vendin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Aktualisht nivelet e rrezatimit janë normale. Megjithatë, për sa kohë terroristët rusë mbajnë kontrollin mbi termocentralin bërthamor, situata nuk është dhe nuk mund të konsiderohet normale. Ne presim që bota të reagojë, duke pritur që IAEA të reagojë.

Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Vetëm kontrolli ukrainas mbi NPP Zaporizhzhia mund të garantojë një kthim në normalitet dhe siguri të plotë”,  shkruan Zelensky në X.

Ndërkohë Zelensky tha se Rusia kishte nisur gati 2,000 bombardime ndërkufitare nga rajoni rus i Kurskut në provincën Sumy të Ukrainës që nga fillimi i verës.

“Artileri, mortaja, drone. Gjithashtu sulmet me raketa dhe çdo goditje e tillë meriton një përgjigje të drejtë”, theksoi ai në fjalimin e mbrëmjes.

Ora 16:55
Zelensky: Rusia përdori raketë koreanoveriore në sulmin vdekjeprurës në rajonin e Kievit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi në mënyrë indirekte një aksion të guximshëm ushtarak në territorin rus, duke e çuar luftën përtej kufirit të vendit agresor. Ndërkohë, forcat ruse sulmuan rajonin e Kievit gjatë natës duke u gdhirë e diela, duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë, njoftuan autoritetet ukrainase. Fragmente raketash ranë në një zonë banimi në qarkun Brovary në periferi të Kievit.

Një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij 35-vjeçar u vranë në një sulm ajror rus gjatë natës në periferi të Kievit, thanë zyrtarët ukrainas të dielën. Tre persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit në lindje të kryeqytetit. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia e kreu sulmin me një raketë të prodhuar në Korenë e Veriut. Autoritetet ukrainase thanë se kishin goditur raketën në ajër dhe mbetjet e saj ranë mbi zonën e banimit.

Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me rreth 57 dronë iranianë, rreth 53 prej tyre u eliminuan para se të godisnin objektivat e tyre, njoftoi ushtria ukrainase. Autoritetet njoftuan se Rusia sulmoi Ukrainën me katër raketa të prodhuara nga Koreja e Veriut, pa dhënë detaje për tre raketat e tjera. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur njoftimet.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy konfirmoi në mënyrë indirekte një aksion të guximshëm ushtarak në territorin rus, duke e çuar luftën brenda kufirit të vendit agresor.

Të paktën 13 persona u plagosën, dy në gjendje të rëndë, nga rënia e mbetjeve të një rakete të shkatërruar. Guvernatori i rajonit Kursk tha se raketa ishte lëshuar nga Ukraina.

Pamjet filmike të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë një pallat nëntëkatësh të dëmtuar dhe makinat që digjen. Forcat ruse po përpiqen prej gjashtë ditësh që të pengojnë përparimin e forcave ukrainase në territorin rus, rreth 500 kilometra nga Moska.

Rusia njoftoi të shtunën shtimin e masave të sigurisë në Kursk pas një aksioni të befasishëm të forcave ukrainase që nxori në pah dobësitë ushtarake të Kremlinit.

Ndërsa vazhdojnë luftimet në rajonin e Kurskut, Rusia po dërgon përforcime dhe po dislokon raketahedhës, artileri dhe pajisje të tjera, sipas zyrtarëve të lartë rusë. Rreth 76,000 banorë janë evakuuar, tha të shtunën një zyrtar rus për emergjencat.

Aksioni ukrainas, që filloi të martën, është sulmi më i madh në territorin rus dhe ngre shqetësime lidhur me përhapjen e luftimeve përtej Ukrainës./ VOA

Ora 14:49
Lufta/ Moska i kërkon OKB-së të dënojë sulmin ukrainas në Kursk

ofensiva e Kievit në Kursk

Komisionerja për të drejtat e njeriu në Federatën Ruse, Tatyan Moskalkova, i bëri thirrje Komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për të “dënimin e terrorizmit ukrainas”, në lidhje me ofensivën e Kievit nisur në rajoni ne Kursk.
‘Pas sulmit barbar nga forcat e armatosura ukrainas , mijëra civilë u plagosën.

Unë i kam bërë thirrje Komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara Për të Drejtat e Njeriut që të dënojë terrorizmin ukrainas dhe miratimin e masave për parandalimin e shkeljeve të së drejtave të njeriut “, Ka shkruar Moskalkova në kanalin e saj Telegram.
Guvernatori i përkohshëm në detyrë i Kursk Alexei Smirnov , shkroi në kanalin e tij Telegram:

“Fatkeqësisht, sulmi terrorist ukrainas la 15 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi më vonë gjatë ditës së sotme që kishte rrëzuar 14 drone dhe 4 raketa Tochka mbi qiellin e Kursk. 
Prej 6 ditësh, Rusia po Lufton forcat ukrainase që hynë në rajonin e Kursk që prej të martës.

Kjo ka shkaktuar një zhvendosje masive të qytetarëve rus në kufij. Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 76 mijë njerëz janë larguar nga qytetet pranë kufirit me Ukrainën. Frika që sulmet në këtë rajon do të intensifikohen po rritet gjithnjë e më shumë.

Sipas burimeve ruse, një tank T-72 dhe dy transportues të blinduar ukrainas Kozak u shkatërruan dhe disa ushtarë të Kievit u vranë në rrethin Sudzha. Garda Kombëtare Ruse pretendon se i ka lokalizuar dhe i ka goditur me një sulm me dron.

Ora 14:44
Moska kërcënon: Përgjigja jonë e ashpër për sulmet e Kievit në Kursk nuk do të vonojë 

shpërthime në Kursk

"Përgjigja e ashpër ruse" ndaj sulmeve të Ukrainës në rajonin e Kurskut "nuk do të vonojë shumë".

Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë që vjen pasi Zelensky konfirmoi se ushtria ukrainase po lufton brenda territorit rus. 
"Ne i dënojmë fuqishëm këto akte terroriste barbare që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës civile, vrasjen dhe frikësimin e civilëve. Ne nuk kemi dyshim se organizatorët dhe autorët e këtyre krimeve, përfshirë mbështetësit e tyre të huaj, do të mbajnë përgjegjësi dhe përgjigja e forcave të armatosura ruse nuk do të vonojë shumë”.

“Edhe një herë ftojmë organizatat ndërkombëtare që të dënojnë sulmet terroriste nga militantët ukrainas”, tha Zakharova.
Kremlini ka të ngjarë të shpallë një operacion kundër terrorizmit, në vend të një gjendje lufte ose të ligjit ushtarak, për të minimizuar shkallën e inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut dhe për të parandaluar panikun, duke demonstruar hezitimin e Kremlinit për të marrë masa më drastike për t’iu përgjigjur situatës.

Kështu shkruan Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në faqen e tij të internetit. Sipas gazetës ruse të opozitës Verstka, cituar nga instituti amerikan, një burim i afërt me komitetin e mbrojtjes të Këshillit të Federatës Ruse tha se administrata presidenciale u ka rekomanduar deputetëve dhe senatorëve rusë që të mos komentojnë ngjarjet në Rajonin e Kurskut " deri në njoftimin e mëtejshëm" ose për ta diskutuar atë sa më shkurt dhe për t'iu referuar vetëm deklaratave zyrtare. 
Bjellorusia bën me dije  se  njësitë speciale bjelloruse po lëvizin drejt kufirit me Ukrainën. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes në Minsk, duke shtuar se "njësitë e një prej formacioneve të armatosura janë gati për të kryer detyrat e planifikuara". “Personeli ushtarak po ngarkon pajisje ushtarake në trena dhe po fillon të lëvizë në zonat e përcaktuara”, shtoi Ministria e Mbrojtjes. Dje, Bjellorusia raportoi shkelje të hapësirës ajrore nga dronët e nisur nga Ukraina.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?