Foto ilustruese

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska thotë se i rrëzoi 83 dronë ukrainas

1 Nëntor, 09:33| Përditesimi: 1 Nëntor, 09:38

  • Share

Edhe në frontin Rusi-Ukrainë lufta zhvillohet me intensitet dhe palët nuk kanë gjetur ende marrëveshje për armëpushim.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot (1 nëntor) se ka rrëzuar 83 dronë ukrainas në mbi gjashtë rajone këtë mëngjes. Njoftimi u bë në një komunikatë në Telegram se “36 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, 20 mbi rajonin Briansk, 12 mbi Krimea, tetë mbi Voronezh, katër mbi Oriol dhe tre mbi Belgorod”.

Ndërkohë, Aleksandr Bogomaz, guvernatori i Brianskut, tha se një person u plagos kur një dron ukrainas u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin e Brianskut.

“Në rajonin e Stavropolit, një dron ra në një depo nafte në qytetin Svetlogard”, tha guvernatori rajonal Vladimir Vladimirov.

Në portin Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, një raketë ruse e goditi një stacion të zjarrfikësve, duke i plagosur dy zjarrfikës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper, raporton “Jerusalem Post”.

Në anën tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?