Dy operatorë ukrainas të dronëve ushtarakë

Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në rajonin e Kherson, 1 i vdekur, 18 të plagosur

22 Gusht, 11:24| Përditesimi: 22 Gusht, 12:20

  • Share

Të paktën një person u vra dhe 18 të tjerë u plagosën në sulmet e djeshme ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, përmes një postimi në Facebook, raporton Ukrinform.

Ushtria ruse goditi infrastrukturën kritike, një qendër tregtare, institucione arsimore dhe mjekësore, kisha, ndërtesa administrative dhe një objekt ushqimi publik. Po ashtu ata goditën gjithashtu zonat e banuara në qendrat e popullsisë së rajonit, duke përfshirë shtatë ndërtesa banimi dhe 36 shtëpi private.

Nga ana tjetër gjatë orëve të natës, forcat e armatosura të Moskës shkatërruan 28 dronë të lëshuar nga ushtria ukrainase mbi territorin rus, ka thënë ministri i Mbrojtjes. Sulmet prekën gjashtë rajone. Në veçanti theksohet se 13 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Volgogradit.

Ndërkohë Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, duke cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë në ditët në vijim.

Ora 12:10
Ambasada e SHBA në Ukrainë: Sulme të mundshme ruse në Ditën e Pavarësisë

Foto: Ambasada amerikane në Ukrainë

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, duke cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë në ditët në vijim.

Sipas tyre Rusia po shton përpjekjet e saj për të nisur sulme me dronë dhe raketa natën dhe ditën në të gjithë Ukrainën.

Ambasada vuri në dukje se kjo mund të ndodhë përpara festimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht.

Ora 08:52
Kancelari gjerman: Kievi nuk u konsultua me ne për ofensivën e Kurskut

1722020022_olafscholz.JPG

Foto: Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Ukraina nuk ishte konsultuar me Gjermaninë në lidhje me inkursionin e 6 gushtit në Rusi dhe se ai priste që një operacion i tillë ushtarak të ishte i kufizuar në kohë dhe territor.

Në një konferencë shtypi në Kishinau pas bisedimeve me presidenten moldave Maia Sandu, Scholz tha ditën e djeshme (21 gusht) se Berlini po monitoron nga afër zhvillimet e mëtejshme të inkursionit të forcave të Kievit në territorin rus.

“Ukraina e përgatiti operacionin ushtarak në rajonin e Kurskut në mënyrë shumë të fshehtë dhe pa dhënë komente, gjë që sigurisht është për shkak të situatës”, tha Scholz.

 “Ky është një operacion shumë i kufizuar në aspektin hapësinor dhe ndoshta edhe në aspektin kohor”, shtoi ai.

Më tej Scholz përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të jetë ajo që ai beson se është mbështetësi më i madh i Ukrainës në BE.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?