Lufta në Ukrainë solli rritje galopante të çmimeve, Guvernatori Sejko: Qeveria të shkurtojë shpenzimet joprioritare e të mbështesë shtresat më të brishta

11 Maj 2022, 12:56| Përditesimi: 11 Maj 2022, 22:41

  • Share

Banka e Shqipërisë kërkon nga qeveria të rrisë mbështetjen për familjet në vështirësi financiare në mënyrë që të përballojnë çmimet e larta. Për të arritur këtë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha në Komisionin e Ekonomisë se duhet të rishikohen shpenzimet.

“Kjo mbështetje duhet të financohet nga të ardhurat shtesë të siguruara nga rritja e çmimeve dhe nga rishikimi i shpenzimeve jo-prioritare. Në këtë mënyrë, efektiviteti i ndërhyrjes nuk do të dëmtojë treguesit e borxhit publik”.

Masat mbështetëse duhet të merren tani pasi inflacioni po rritet mbi çdo parashikim, dhe sipas Sejkos të gjitha bankat e huaja kanë përkeqësuar parashikimet.

“Inflacioni  6.2% që rezultoi në prill, ishte parashikuar të ndodhte në tremujorin e katërt të vitit, por çmimet po rriten mbi parashikimet tona”, tha Sejko.

Pika tjetër e rëndësishme ku u vu theksi ishte skepticizmi i bankave për përdorimin e kriptomonedhave.

Ndërkohë, sa i takon amnistisë fiskale, guvernatori pohoi se 2 ndikimet pozitive janë rritja e likuiditetit në ekonomi dhe formalizimi i saj, por nga ana tjetër është rrezik pastrimi i parave, futja në banka e lekëve të korrupsionit si dhe nuk duhet të ketë më amnisti të tjera.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?