Një ushtar ukrainas

Lufta në Ukrainë/ Shpërthimi i dronëve ukrainas mbi Moskë, ‘Sulmi më i madh në qytet’! Medvedev: Asnjë dialog me Kievin deri në humbjen e tij

21 Gusht, 10:56| Përditesimi: 21 Gusht, 19:30

  • Share

Gjatë natës, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 10 dronë ukrainas të nisur kundër Moskës. Kryetari i bashkisë së qytetit theksoi se ishte "një nga sulmet më të mëdha" me dron ukrainas në historinë e tij.

Bombat ruse, goditën  pasditen e djeshme një lokal në Zaporizhzhia dhe një 15-vjeçar humbi jetën.

Ndërkohë, Dmytri Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, me anë të një postimi në platformën X  tha se "Nuk do të ketë bisedime paqeje me Kievin derisa armiku të mposhtet plotësisht".

"Gjithçka ra në vend pasi neo-nazistët kryen një akt terrorizmi kundër rajonit të Kurskut. Bisedat për paqen të bërë nga ndërmjetës të paautorizuar kanë mbaruar. Tani të gjithë e kuptojnë, edhe nëse askush nuk e thotë publikisht, se nuk do të ketë bisedime derisa armiku të mposhtet plotësisht”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë, Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulmin masiv me dronë ndaj Moskës. Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin në kanalin e tij në Telegram shkruajti ditën e sotme se kjo ishte një nga goditjet më të mëdha të bëra deri më tani ndaj Moskës.

“Kjo ishte një ndër përpjekjet më të mëdha të bëra ndonjëherë për ta sulmuar Moskën duke përdorur dronë”, shkruajti kryebashkiaku i Moskës. 

Ora 11:31
Inteligjenca e Moskës: Pushtuesit e Kurskut stërviten në Britani dhe Gjermani

Foto: Ushtar ukrainas pranë kufirit me Rusinë

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) tha se njësitë ukrainase që merrnin pjesë në operacionin në rajonin Kursk të Rusisë ishin përgatitur posaçërisht në "kampet e trajnimit në Britani dhe Gjermani".

Pushtimi i territorit rus u përgatit në bashkëpunim midis "shërbimeve speciale të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Polonisë", tha shërbimi i shtypit SVR duke folur për gazetën Izvestia, citon agjencia e lajmeve Interfax.

Dhe "këshilltarët ushtarakë nga vendet e NATO-s po ofrojnë ndihmë në menaxhimin e njësive ukrainase që marrin pjesë në operacion," shtoi ai.

“Kuratorët e saj perëndimorë në muajt e fundit e kanë shtyrë me këmbëngulje Kievin të kryejë operacione ushtarake thellë në territorin rus”, shtoi SVR.

Ora 07:48
Lufta në Ukrainë/ Bomba ruse godet një lokal në Zaporizhzhia, ndërron jetë 15-vjeçari

1724219597_lokaliidjegurnezaporizhzhia.JPG

Foto: Lokali i djegur në Zaporizhzhia

Një 15-vjeçar humbi jetën ndërsa katër të rinj të tjerë u plagosën nga një bombë ruse që goditi pasditen e 20 gushtit një lokal në fshatin ukrainas Malokaterynivka, në rajonin e Zaporizhzhia.

Mësohet se të plagosurit janë një 18-vjeçar dhe tre djem të moshës 11, 14 dhe 17 vjeç.

Ndërkohë autoritetet ukrainase po planifikojnë të evakuojnë rreth 45,000 banorë nga rajoni Sumy. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Kievit, duke cituar ministrin e Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko.

Rajoni kufizohet me rajonin rus të Kurskut, skenën e ofensivës së Ukrainës.

"Nga njëra anë ne e larguam armikun nga kufiri, por ai ende po përpiqet të luftojë," tha Klymenko.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?