Zjarr në fabrikën e naftës në Ternpil, Ukrainë

Lufta në Ukrainë/ Rusia godet fabrikën e naftës në Ternopil!

20 Gusht, 11:05| Përditesimi: 20 Gusht, 14:30

  • Share

Forcat ruse goditën gjatë natës një objekt magazinimi të naftës në rajonin e Ternopilit, ku, sipas Moskës, forcat e armatosura ukrainase po furnizonin me karburant trupat në front.

Pas zjarrit që shpërtheu në uzinë, autoritetet ukrainase i bënë thirrje popullsisë vendase që të qëndronin brenda në shtëpi.

Viktor Maslei, kreu i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në rajonin e Ternopilit, tha se rusët goditën një nga rezervuarët ku ruheshin karburantet dhe lubrifikantët.

Zjarrfikësja ka marrë informacion për zjarrin në orën 03:00, për të shuar flakët, ndërkohë për fikjen e zjarrit u angazhuan 90 zjarrfikës dhe 20 automjete zjarrfikëse.

Zjarri është lokalizuar në orën 06:20 dhe është në proces shuarjeje shkruan La Repubblica. Sipas Maslei nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk u lëndua askush.

Po ashtu Forcat e Mbrojtjes ruse shkatërruan automjete të blinduara të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin kufitar Kursk.

Lajmin e ka ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes ruse, duke saktësuar se objektivat janë goditur me raketa.

 

Ora 13:38
Republika Çeke: Armë për Kievin me të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Foto: Ushtar ukrainas

Republika Çeke do të përdorë një pjesë të interesit të gjeneruar nga aktivet e bankës qendrore ruse të ngrira në Bashkimin Evropian për të blerë qindra mijëra predha artilerie për Ukrainën. Lajmin e bëri të ditur ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes çeke.

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord në muajin qershor të përdorin 1.4 miliardë euro fitime të krijuara nga interesi nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë dhe për të financuar mbështetje të tjera për Ukrainën.

Ministrja Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka thënë se disa prej parave mund të shfrytëzohen për të blerë artileri për Ukrainën, me financat e mbledhura nga partnerët perëndimorë.

“Falë të ardhurave të siguruara prej financave të ngrira ruse, ne do të mund ta furnizojmë Ukrainën me dhjetëra mijëra fishekë”, ka thënë ministrja Jana Cernochova.

Edhe pse ajo nuk dha shumë detaje tha se pajisjet do të dorëzohen në muajt e ardhshëm. Ndërkohë Moska nuk i ka komentuar akoma deklaratat e zyrtarëve çekë.

Muajin e kaluar Kremlini ka thënë se plani për t’i përdorur asetet e ngrira ruse, në ndihmë ushtarake për Ukrainën, përbën “vjedhje” dhe që do të merren masa ligjore ndaj secilit që është përfshirë në këtë vendim.

Ora 11:56
Lituania fillon ndërtimin e një baze ushtarake gjermane në kufi me Rusinë

Foto: Fillojnë punimet për ndërtimin e bazës ushtarake në Lituani, 19 gusht 2024

Lituania që prej ditës së djeshme (19 gusht) ka filluar punimet për ndërtimin e një baze ushtarake që do të strehojë deri në 4000 trupa gjermane. Baza pritet të përfundojë në fund të vitit 2027.

Ky do të jetë dislokimi i parë i përhershëm i huaj për ushtrinë gjermane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Shefi i mbrojtjes së Lituanisë Raimundas Vaiksnoras vlerësoi se vendi do të shpenzonte më shumë se 1 miliard euro (1.10 miliardë dollarë) gjatë tre viteve të ardhshme për të zhvilluar bazën, në një nga projektet më të mëdha të ndërtimit në historinë e tij.

Është "një investim i madh" për një komb prej 2.9 milionë banorësh me një ekonomi sa një e dhjeta e madhësisë së Gjermanisë, tha Vaiksnoras.

“Brigada do të punojë si siguri për vendin tonë dhe si pengesë, për të larguar rusët”, shtoi ai.

Baza do të jetë e vendosur pranë kryeqytetit Vilnius dhe rreth 12 milje nga Bjellorusia, një mbështetës i vendosur i Kremlinit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?