Katari, i cili vepron si një ndërlidhës midis Rusisë dhe Ukrainës për çështjen e ribashkimit të fëmijëve të marrë nga zonat e luftës, po negocion për të zgjeruar fushën e ndërmjetësimit të tij.
Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emiratit Majid bin Mohammed al-Ansari.
‘Ne kemi punuar që nga dita e parë për të gjetur mënyra për të vendosur dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës’, tha ai në podkastin ‘One Decision’. ‘Ne jemi duke negociuar për lloje të tjera ndërmjetësimi. Së fundmi kemi filluar të punojmë për çështjen e robërve të luftës’, shtoi diplomati.
Sakaq, luftimet në territorin ukrainas vijojnë, teksa së fundmi Zelensky mori lejen nga perëndimi që të përdor raketa amerikane për të sulmuar Rusinë.
Megjithatë gjatë natës, bën me dije ministria ruse e Mbrojtjes, janë përgjuar dhe shkatërruar 47 dronë ukrainas nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
29 prej tyre u kapën në rajonin e Rostovit, 8 në Krasnodar, 3 në Belgorod, Bryansk dhe Voronezh dhe 1 në Republikën e Krimesë.
Ndërsa, Rusia iu kundërpërgjigj me 132 dronë, 88 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Kievit, sipas njoftimit të Forcave Ajrore të Ukrainës. Pas sulmit, infrastruktura, makina, ndërtesa private dhe pallate u dëmtuan në disa rajone të vendit.