Lufta në Rripin e Gazës/ Një tunel dhe qarja e një të sapolinduri, videoja e krijuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura: Gra të dhunuara dhe shtatzëna

31 Gusht, 20:00| Përditesimi: 31 Gusht, 20:10

  • Share

Një tunel i errët, ulërima, të qarat e një foshnjeje të porsalindur dhe më pas imazhi i një gruaje shtatzënë. Kjo është videoja e krijuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura e transmentuar pjesërisht nga Channel 12 për të theksuar rrezikun e pengjeve që ndodhen ende në duart e Hamasit në Gaza, gati njëmbëdhjetë muaj pas rrëmbimit të 7 tetorit.

Sipas La Repubblica mund të ketë gra që kanë mbetur shtatzënë si pasojë e dhunës seksuale.

Këto zëra nuk janë vetëm në mendjet tona. Ato ekzistojnë në thellës në tunelet e Gazës. Më shumë se 9 muaj pas rrëmbimit të tyre, ajo që ndodh më pas mund të imagjinohet... Ata duhet të kthehen në shtëpi."Tani."

Ky është mesazhi i shpërndarë nga Forumi së bashku me videon, krijuar për të parë situatën në të cilën ndodhen të rrëmbyerit dhe për të ushtruar presion ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili është në qendër të polemikave pas përplasjes së ashpër me ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant - pikërisht për fatin e pengjeve.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?