Lufta/ Izraeli sulmon Bejrutin jugor, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur! Qëllohet në kampin e refugjatëve Nuseirat

1 Nëntor, 07:25| Përditesimi: 1 Nëntor, 07:37

  • Share

Mediat lokale në Liban raportojnë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur pas sulmeve izraelite në lagjen Ain El Remmaneh të Bejrutit, në periferi juglindore të qytetit mbrëmjen e djeshme (31 tetor) .

Sipas raportimeve, një avion luftarak izraelit mund të dëgjohej duke fluturuar ulët mbi periferinë jugore të qytetit Dahiyeh, për të cilin ushtria izraelite kishte paralajmëruar se do të sulmohej dhe deri në orët e para të mëngjesit janë kryer rreth 10 sulme ajrore.

Ndërkohë, anijet izraelite që patrullojnë në brigjet e Gazës hapën zjarr në pjesën perëndimore të kampit të refugjatëve Nuseirat, që ndodhet në zonën qendrore të enklavës palestineze. Këtë e bën të ditur Aljazeera./La Repubblica

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 01/11/2024 08:21

    Sa rraca e keqe paskan qen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?