Të paktën tetë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.
Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se bastisja izraelite në një shtëpi la të paktën tre të vdekur dhe pesë të plagosur, ndërsa agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se një person u vra dhe disa u plagosën si pasojë e një bombardimi tjetër në vend.
Më tej Wafa shton se katër palestinezë të tjerë vdiqën në një tendë për njerëzit e zhvendosur pranë xhamisë Abu Matar në Khan Younis, në jug të të Gazës.
Lajm në përditësim...
Foto: Ushtarë izraelitë
Ministri i Sigurisë Ushqimore izraelite, gjithashtu anëtar i kabinetit të sigurisë tha se ushtria e tyre do të qëndrojë në Rripin e Gazës edhe për shumë vite
“Ushtria izraelite do të qëndrojë në Gaza për shumë vite duke luftuar rekrutët e rinj të Hamasit në territor dhe do të jetë përgjegjëse për dërgimin e ndihmave humanitare atje, tha Avi Dichter duke konfirmuar kështu të gjithë hipototezat e bëra.
Ndërkohë raportohet se shefi i shtabit të IDF-së, Herzi Halevi po planifikon të japë dorëheqjen pasi të përfundojë hetimi ushtarak për sulmin e 7 tetorit të 2023.
"Në fund të hetimit, ne do të marrim gjithashtu vendime për personelin dhe komandantët do të ushtrojnë përgjegjësi. Nuk kam ndërmend të fshihem mbi vendimet e personelit kur tabloja të bëhet më e qartë," shkroi Halevi në një letër drejtuar forcave ushtarake.