Mozzik

VIP & Spektakël

Loredana i përgjigjet fansave pas këngës së Mozzik: Nuk e kam tradhtuar! Mund ta takojë Hanën sa herë ka dëshirë

24 Shtator 2022, 09:03| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 09:06

  • Share

“Të dua”, projekti i Mozzik dedikuar vajzës së tij ka nxitur reagimin e ish partneres Loredana Zefi, e cila i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Mozzik nuk kishte hezituar të zbulonte të gjithë ndjesitë e tij teksa ndodhet larg vajzës që po rritet në Zvicër pranë nënës.

Mozzik i dha mesazh të bijës që të mos e pyesë për arsyen e ndarjes nga Loredana sepse do të “jetë tepër e rëndë po t’i tregojë.”

Pas kësaj, Loredana iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve duke treguar se nuk është një pengesë në marrëdhënien babë e bijë.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Mund ta pyesësh”, shkroi Loredana.

Reperja i dha një përgjigje edhe të gjithë atyre që mendojnë se tradhtia ka qenë shkaku i ndarjes duke treguar se se ka tradhtuar asnjëherë Mozzik.

Edhe herë të tjera Zefi e ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë dhe e pyetur se çfarë i mungon Hanës, artistja u shpreh: “Një vëlla.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?