Foto ilustruese

Bota

Lojë ‘macja me miun’ me forcat e NATO-s në Mesdhe, një nëndetëse bërthamore ruse gjendet në ujërat italiane të Siçilisë

3 Shtator 2022, 14:40| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 14:43

  • Share

ITALI- Një nëndetëse bërthamore ruse gjendet në ujërat italiane, midis Maltës dhe Siçilisë. Sipas medias NavalNews, dyshohet se ishte një nëndetëse sulmuese e pajisur me raketa lundrimi . Është e paqartë se për sa kohë nëndetësja ka funksionuar në zonë, por sipas mediave italiane ajo mund të jetë vendosur për të zëvendësuar kryqëzorin rus Marshal Ustinov që u largua nga Mesdheu më 24 gusht.

“Për momentin nuk dihet për çfarë lloj nëndetëse bëhet fjalë. Jemi të sigurt që është me energji bërthamore. Rusia ka vendosur tashmë nëndetëse me energji bërthamore në Mesdhe, por rrallë. Në kontekstin aktual, ajo lidhet me luftën në Ukrainë. Dhe gjithashtu për tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës”.- thuhet në mediat e huaja.

Sipas gazetës BlackSeaNews, do të ishte nëndetësja K-266 Orel , një nga nëndetëset Oscar II ende në shërbim në Flotën Veriore Ruse. Kjo automjet është modernizuar në vitin 2017 për raketat Onyx. Ditën e djeshme, prej disa orësh, në zonën ku u konstatua prania e nëndetëses ruse, u vu re një aktivitet intensiv i forcave ajrore amerikane.

"Nëndetëse bërthamore ruse duket se po luan 'macja me miun ' me forcat e NATO-s në Mesdhe," komenton faqja e lajmeve.

“Ndërtimi i forcave detare ruse në Detin e Zi si pjesë e pushtimit të Ukrainës është i njohur. Më pak e diskutuar është ndërtimi relativ në Mesdhe, i cili shihet si mbrojtja e jashtme për operacionet në Detin e Zi.

Mesa duket kjo nëndetëse i është shtuar konfrontimit Perëndim-Rusi me rastin e luftës së Putinit në Ukrainë.

Naval News pretendon se ka prova të forta të një nëndetëse ruse të tipit SSN , ose nëndetëse, e pajisur me raketa lundrimi, që vepron pranë Italisë. Vëmendja e NATO-s duket se është kthyer tek nëndetësja bërthamore.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 03/09/2022 16:07

    Lexuesi shtron pyetjen krejt normalisht: Kush eshte Macja? Po Miu kush mbeti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?