Sociale

'Liqeni im' çel edicionin e 11-të të 'Balkan Film Food Festival'! Në konkurrim 40 filma

2 Shtator 2021, 20:55| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 21:11

  • Share

POGRADEC- “Liqeni im” është filmi i parë që çeli edicionin e 11-të të “Balkan Film Food festival” në qytetin liqenor të Pogradecit.

Mirëpritur nga publiku që e përcolli me një audiencë të lartë, filmi është xhiruar në Liqenin e Prespës së madhe ndërsa u prezantua mbrëmjen e djeshme në amfiteatrin Odeon në Pogradec.

Me skenar dhe regji të Gjergj Xhuvanit premiera e filmit ka në qendër inteligjencën e djaloshit maqedonas me emrin Kristo, i cili mediton në bankat e shkollës për fjalinë e shkruar nga mësuesi në dërrasën e zezë "Liqeni im".

 Unë e kam takuar dy javë para se të shkonte në Itali për t’i dhënë dorën e fundit të filmit, dhe ishte shumë I lumtur largimi i tij ishte i papritur për të gjithë. Sigurisht, si çdo aktivitet ka vështirësitë e veta por kur vjen momenti I festivalit është vetëm një kënaqësi”, tha Drejtori artistik i festivalit, Eno Milkani.

Për aktoren Ema Andrea, rëndësia e festivalit qëndron rikthimin e vëmendjes ndaj artit dhe edukimin e brezave të rinj me shijen dhe kulturën artistike.

 “Pandemia ka sjellë shumë dëme në jetën sociale, po e vetmja e mirë që solli është që njerëzit e kuptuan se sa i rëndësishëm është arti në jetën e tyre dhe në këtë rast përfshihet dhe ekzistenca e këtëij festivali. Është e rëndësishëm për jetën e artistëve, për jetën e qytetit dhe zhvillimine artit të vërtetë”, u shpreh Ema Andrea.

“Balkan Film Food Festival” do të vazhdojë për 5 net me radhë deri më 5 shtator në Pogradec ku do të shfaqen rreth 40 filma nga Shqipëria, Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania e Kroacia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?