Foto ilustruese

Bota

Lind bebja e parë nga mitra e transplantuar në Itali, foshnja 1.7 kg gëzon shëndet të plotë

2 Shtator 2022, 18:19
  • Share

Alessandra, vajza e gruas që bëri transplantin e parë të mitrës në Itali, lindi në javën e 24-t të shtatzënisë në një spital në Catania. Kjo është lindja e parë e këtij lloji në Itali dhe rasti i gjashtë në botë i një shtatzënie të suksesshme pas një transplanti nga një donator i vdekur.

Pacientja iu nënshtrua një operacioni cezarian pas komplikacioneve për shkak të Covid, ndërsa foshnja është mirë dhe peshon 1.7 kg.

Nëna, tashmë 31 vjeçe, ka lindur pa mitër për shkak të një patologjie, ndërsa dhuruesja është një 37-vjeçare, e cila vdiq nga arresti i papritur kardiak.

Prindërit e vogëlushes Alessandra kanë vendosur t'i japin vajzës emrin e gruas. Transplanti u krye në gusht 2020, në kohën e izolimit pandemik, në Qendrën e Spitalit Universitar të Katanias.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?