Urdhri i Mjekut, deputeti i PS u del në mbrojtje, Kuri: Preket pavarësia, do ju mbështes nëse e çoni Aktin Normativ në Kushtetuese!

9 Shtator, 13:43| Përditesimi: 9 Shtator, 14:47

  • Share

 

Deputeti Niko Kuri, duke folur në Komision

Teksa Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale po diskutonte Aktin Normativ dhe ndryshimet për Urdhrin e Mjekut, nuk munguan debatet dhe akuzat për shkelje të ligjit dhe akt antikushtetues.

Fatmir Brahimaj, kreu i Urdhrit, raportoi në seancë dëgjimore, ku u tha se nuk ishin njoftuar apo pyetur për ndryshimet dhe se u hiqen disa kompetenca, si ai i Komisioneve Disiplinore.

Mes të tjerash u deklarua se nëse do kalonte ky ligj do dërgohej në Kushtetuese për t’u rrëzuar si i paligjshëm.

Por kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës, teksa jo të gjithë ishin dakord. Niko Kuri, deputet i PS, ishte ndër të vetmit që i doli kundër qeverisë në diskutimet që u bënë në sallë, për ndryshimet ligjore për Urdhrin e Mjekëve.

“Jam i zhgënjyer që nuk është pyetur Urdhri i Mjekut. Ju do e dërgoni në Kushtetuese, unë do ju mbështes. Të mos fshihemi pas gishtit, si me Onkologjikun. Preket pavarësia e Urdhrit të Mjekut”, tha ai.

Më herët, nënkryetarja socialiste e Komisionit deklaroi se Urdhri nuk përjashtohej nga Komisionet dhe se nuk prekeshin kompetencat e tij, por përmirësohej përmbajtja për të vepruar në situata si rasti i Onkologjikut.


Lajmi kryesor:

Urdhri i Mjekëve kundër qeverisë: Aktin normativ e çojmë në Kushtetuese! Një deputet i PS-së i mbështet del kundër qeverisë: I zhgënjyer, preket pavarësia


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?