Kombëtarja në stërvitjen e fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho me grup të plotë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e tretë para Ukrainës (FOTO)

4 Shtator, 18:57| Përditesimi: 4 Shtator, 19:06

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore këtë të mërkurë në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës (7 shtator, stadiumi “Epet Arena” Pragë, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, stadiumi “Air Albania”, ora 20:45).

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvit edhe mbrojtësi Enea Mihaj, i cili mbërriti i fundit në grumbullim.

Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati reth 1 orë e 30 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Seancën stërvitore të Kombëtares e ndoqi nga afër edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në prag të nisjes së stërvitjes takoi nga afër trajnerin, stafin teknik dhe lojtarët, duke i uruar suksese në rrugëtimin e ri në Nations League.

Kombëtarja do të niset nesër drej Pragës, ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Ukrainën, që do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?