Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo

Liga e Kombeve/ Spanja 'shemb' 1-4 Zvicrën, Danimarka i jep leksion Serbisë! Kroacia fiton me 'perlën' e Modric, Cristiano Ronaldo shkon 901

8 Shtator, 22:43| Përditesimi: 8 Shtator, 22:45

  • Share

Liga e Kombeve vijoi edhe këtë të dielë me ndeshjet e dyta në Ligën A, C dhe D. Ra në sy fitorja e Spanjës, Kroacisë apo edhe humbja e Serbisë. Portugalia iu fal Cristiano Ronaldos për të mundur Skocinë, me CR7 që shënon golin e 901 në karrierë.

Në Gjenevë, Zvicra vendase humbi 1-4 kundër Spanjës nën një shi të rrëmbyer. Joselu pas vetëm katër minutash kaloi në epërsi miqtë, që gjetën edhe golin e dytë me Ruiz në pjesën e parë. Paçka se mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Le Normand, Spanja shënoi edhe dy gola të tjerë me Ruiz (2x) dhe Torres, duke zhvlerësuar golin e Amdouni për helvetët. Në vetëm tre ditë Zvicra ka pësuar dy humbje në Ligën e Kombeve.

Në Lisbonë, Portugalia përmbysi 2-1 Skocinë. Miqtë shënuan me McTominay pas vetëm shtatë minutave. Në fraksionin e dytë në fushë u hodh Ronaldo, që rezultoi deçiziv. Më parë Bruno Fernandes barazoi ndeshjen, para se CR7 në minutën e 88-të të shënonte golin e 901 në karrierë dhe t'i jepte tri pikët e radhës luzitanëve.

Në Osijek, Kroacia iu fal 'perlës' së Luka Modric në minutën e 52-të nga goditja e dënimit për të mundur 1-0 Poloninë. Ndërkohë që në Copenhagen Danimarka fitoi 2-0 kundër Serbisë me golat e Granbaek dhe Poulsen.

Rezultatet e plota:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?