Kombëtarja shqiptare në stërvitje

Liga e Kombeve/ Ndeshja e Kombëtares me Islandën dhe Izraelin, trajneri Reja vendos 9 lojtarë në listën e pritjes

27 Maj 2022, 09:20| Përditesimi: 27 Maj 2022, 09:24

  • Share

Trajneri italian, Eduardo Reja ka vendosur 9 lojtarë në listën e pritjes për  dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në qershor. Më 6 qershor, Kombëtarja do të përballet me Islandën ndërsa më 10 qershor me Izraelin.

Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor. Ndër trajneri ka zyrtarizuar listën me emrat e 26 lojtarëve në këto 3 sfida dhe nuk ka ndryshime teksa pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.

Pas dëmtimeve do të rikthehen në fushë mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami. Duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës, në listën e pritjes do të jenë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Disa nga lojtarët mbërrijnë që sot në grumbullimin e përfaqësueses në Durrës me grupin që kompletohet të premten. Ndërkaq, trajneri Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për mediat po të premten në mesditë nga grumbullimi i ekipit, për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe tre sfidat e qershorit.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?